Justina Aliaj

Artistja Justina Aliaj fiton betejën me COVID-19: Ju më dhatë kurajo për me luftu

18 Dhjetor 2020, 13:23| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 13:27

  • Share

Artistja e madhe shqiptare Justina Aliaj ditën e sotme i është drejtuar me një mesazh të ngrohtë dhe falënderues miqve të saj, pasi ajo mposhti me sukses betejën me COVID-19.

Ajo përmes mesazhit jep lajmin e mirë të shërimit të saj nga koronavirusi duke falënderuar të gjithë njerëzit që e mbështetën në këtë betejë me virusin “Ju më dhatë kurajë për me luftu” shtoi ajo.

“Uroj që Shqipëria dhe bota mbarë, me u shëru sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse”, është shprehur ajo në fund të shkrimit.

Mesazhi i plotë:
Gjithë respektin për ju!!!
Miqtë e mi të shtrenjtë, nga zemra uroj të jeni mirë me shëndet! Më lejoni t’ju shpreh gjithë çfarë kam në zemër për ju…

Më keni dhënë lumturi të përjetuar si kurrë!!!
Dhe sa e madhe ishte ajo lumturia nga aty ku ndodhesha unë!!!
Ju më dhatë kurajë për me luftu në ato ditë vendimtare, ku hera-herës më humbnin edhe shpresat, ndërkohë që mjekët bënin të pamundurën për të më mbajtur në jetë. Ishin urimet, ai interesim i jashtëzakonshëm që treguat për mua, dhe dashuria e pasioni im i madh, më i madhi pasion i jetës sime me u shfaq para jush me atë ç’ka Zoti më kishte dhuruar, e që unë jua dhurova Juve gjithë jetën. Zoti i dëgjoi lutjet tuaja, edhe të miat, Ai i pranoi lutjet tuaja, sepse fortësisht, Ai e besoi këtë lidhjen tonë sublime. Unë sot jam Covid-19 free! Uroj që Shqipëria dhe bota mbarë, me u shëru sa më shpejt nga kjo sëmundje shfarosëse.
Të gëzojmë në këto fundvit festash me sa më pak dhimbje e lot!
GEZUAR ky Vit i Ri 2021!
Ardhtë i bardhë për shumë e shumë motmote! Për çdo vjet e ma me zemër të mirë!
Së fundi miqtë e mi fort të shtrenjtë, a mos harrova të ju them se: edhe një 100 herë të lindja, e me gjithë peripecitë, unë Artin do të zgjidhja! Siç thotë Kipling- Dhe kjo na qenka më e bukura! Mirënjohje e thellë!
E juaja, Justina Aliaj.


Lajmi kryesor:

Ulen lehtë shifrat! 580 raste dhe 11 humbje jete nga COVID! Numri i të shtruarve në spitale i qëndrueshëm


J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?