Fedez dhe Chiara Ferragni

Artisti italian Fedez do të vijë në Tiranë për festivalin 'Sunny Hill', kërkesa e blogeres shqiptare: Merr edhe familjen

11 Gusht 2022, 21:04| Përditesimi: 11 Gusht 2022, 21:09

  • Share

Artisti i njohur italian Fedez do të vijë në Tiranë për të performuar në ‘Sunny Hill Festival’ në datat 26, 27 dhe 28 gusht. Kjo i ka entuziazmuar të gjithë, mes tyre edhe blogeren Sarah Berisha e cila kërkon që artisti të marrë familjen me vete.

“Të lutem merr edhe familjen me vete!” shkroi Sarah Berisha duke etiketuar artistin. Federico Leonardo Lucia, i njohur profesionalisht si Fedez, është një reper, këngëtar, kompozitor, personalitet i mediave sociale dhe biznesmen italian.

Ai ka 5 albume të renditur #1 në Itali, 25 këngë të renditura në mesin e dhjetë këngëve më të mira (11 prej të cilave arritën në vendin e parë) dhe 50 çertifikime Platinum. Me ardhjen e tij, fansat kërkojnë që Shqipërinë ta vizitojë edhe gruaja e tij Chiara Ferragni së bashku me 2 fëmijët e tyre. Chiara është mike shumë e mirë me Dua Lipën dhe këtë e ka treguar shpesh me postime në rrjete sociale.

Postimi i Sarah Berishës

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?