Foto nga Robinson

Artisti amerikan 'zhvendos' natyrën në një kuti të vogël xhepi (FOTO)

19 Shkurt 2020, 19:07| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 19:12

  • Share

Artistët shpesh nuk e kanë të përcaktuar frymëzimin e tyre, duke krijuar art në çdo kanavacë, ku madhësia nuk ka kurrë një kufi.

Remington Robinson realizon mini-piktura në mjedise të këndshme që mund t’i mbani edhe në xhepin tuaj.

Ai përdor kutitë e vogla “Altoid” me copa letre të vogla dhe ngjyra kompakte.

Me origjinë nga Chagrin Falls, Ohio të SHBA-së, Robinson u transferua në Boulder, Kolorado, në vitin 2004, për të ndjekur pasionin e të për pikturimin e natyrës dhe maleve.

Gjatë arratisjeve të tij të frikshme pas natyrës, ai transferon pamjet marramendëse të natyrës në kuti të vogla, pa humbur asgjë nga madhështia e ndërlikimi i tyre.

"Pashë dikë tjetër duke e bërë atë dhe gradualisht fillova të pikturoja gjëra më të vogla dhe të vogla derisa thashë, pse jo? Dhe fillova t'i bëja këto. Kjo ishte rreth 2.5-3 vite më parë", tha artisti për “Bored Panda”.

Në një kohë mjaft të shkurtër, ditari i tij i mrekullueshëm i udhëtimit në miniaturë fitoi 81 mijë ndjekës të impresionuar në rrjetin social Instagram.

Artisti amerikan 'zhvendos' natyrën në një kuti të vogël xhepi
1/39
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?