Regjisori Budina për Teatrin: Basha dhe opozita do jenë me ne, jam i bindur

14 Maj 2020, 16:32| Përditesimi: 14 Maj 2020, 17:01

  • Share

I ashpër në reagimin e tij ka qenë regjisori Edmond Budina, pas mbledhjes me kryedemokratin lulzim Basha për shembjen e teatrit. Ai ka konfirmuar se kreu i PD-së, Lulzim Basha , por edhe opozita është krah tyre. 

"Më kanë ardhur kërcënime, t'i mbajnë për vetën e tyre të qeverisë dhe baskisë, janë falso. Me ne nuk do të luajnë më, se është e pamundur që në mënyrë paqësore ta ruajmë. këta shpallën luftë dhe duan luftë, kemi sinjale se do sulmojnë teatrin, zjarri do të djegë shtëpinë e tyre. Thirrini mendjes, mos bëni marrëzira . Nuk po mbrohet as PD, as opozita, por kultura e shqiptare. E gjithë opozita do të jenë me ne, jam i bindur", tha Budina.


Lajmi kryesor:

Teatri ‘vija e kuqe'/ Basha protestë me artistët: Nëse e shembin të presin zjarrin e popullit në institucione e qendra tregtare! Budina: Opozita është me ne


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?