Artistët e njohur koncert tek Amfiteatri për poeten e këngëve hit, Zhuliana Jorganxhiun

24 Tetor 2020, 14:40| Përditesimi: 24 Tetor 2020, 14:51

  • Share

Një mini-koncert nostalgjik me këngët më të bukura, hite ndër vite, me tekst të poeteshës Zhuliana Jorganxhi, bëri bashkë artistët më të njohur në vend nën moderimin e Silvana Braçes në Amfiteatrin e Liqenit.

“Ju ftoj që së bashku të shkojmë në një udhëtime poezi edhe me një poeteshë, që nisi të shkruajë për Festivalet e Këngës në Radio Televizion që në vitin 1968, edhe ndrin pena e saj deri sot. Ajo është kryefjala e kësaj mbrëmje, poetesha e zemrave tona, mbretëreshë e teksteve të këngëve të festivaleve, Zhuliana Jorganxhi”, shprehet Silvana Braçe.

“Këngët e rinisë”, "Jemi emri i vet jetës", “Në duart e nënës” janë vetëm disa nga këngët e shkruara nga Jorganxhiu, të cilat u interpretuan nga Luan Zhegu, Myfarete Laze, Liljana Kondakçi, Bashkim Alibali, Kastriot Tusha, Irma dhe Eranda Libohova dhe Elton Deda nën praninë e vet artistes së mirënjohur, e vlerësuar prej artistëve, si mbretëresha e vargjeve të këngës shqiptare

“Kur e kam kënduar këngën “Në duart e nënës” mezi e kam kënduar, se më dridhej buza, se 3000 spektatorë e këndonin këngën bashkë me mua. Këto ishin vargjet e mrekullueshme të Zhulianës, që u fut në zemrën e tyre” rrëfen Bashkim Alibali.

Poetja, Zhuliana Jorganxhi,  e cila prej disa vitesh jeton në Trieste të Italisë është vlerësuar me disa tituj, si edhe “Mjeshtër i madh” për kontributin e saj në muzikën se lehtë shqiptare.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?