Artan Shkreli: 100-vjetori e gjen 
Korçën pa shtëpinë e flamurit

13 Tetor 2012, 11:54| Përditesimi:

  • Share
KORÇË- Artan Shkreli anëtar i forumit të qendrës shqiptare të Trashëgimisë ka reaguar dje edhe për situatën tragjike të shtëpisë së flamurit në Korçë, e cila një muaj më parë në mënyrë misterioze u bë pluhur e hi brenda një nate së bashku me një pjesë të mirë të objekteve muzeore që humbën nën gërmadhat e saj.
 
"Për sa i përket shtëpisë së flamurit në Korçë, situata në mënyrë tragjike vazhdon të mbetet e pandryshuar", tha Shkreli. 

Ai përmendi se: "Me gjithë impenjimin e Bashkisë së Korçës, e cila mori përsipër të financonte rindërtimin e godinës; me gjithë impenjimin e shoqërisë civile e cila mori përsipër të hartonte projektin e rindërtimit dhe restaurimit të kësaj godine; me gjithë impenjimin e grupeve dashamirëse në vetë qytetin e Korçës, të cilët dhe ato morën përsipër të ndihmonin në këtë ndërmarrje; të vetmet institucione që nuk kanë luajtur as gishtin deri tani, mbeten kryeministri dhe ministria e kulturës." 

Sipas Artan Shkrelit "E vetmja gjë që duhej të bënte kryeministri, ishte të financonte me një fond minimal shpronësimin e truallit ku gjendet rrënoja". Prisnim që dje të shpallte diçka rreth kësaj çështje, por në fakt asgjë, tha ai. 

"Tashmë është e qartë që 100-vjetori i Pavarësisë do ta gjej Korçën pa simbolin e krenarisë së saj. I gjithë vullneti ynë i përbashkët për të bërë diçka, shkoi dëm për shkak të indiferencës kriminale të kryeministrit. Dimri po afron dhe rrezikon që të shkatërrojë edhe gjithçka ka mbetur nga rrënoja e këtij monumenti", konstatoi Shkreli. 

(s.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?