Artan Lame dhe Dallëndyshe Bici

Artan Lame shkarkohet nga posti i kreut të Kadastrës, vendin e tij e zë Dallëndyshe Bici! Shkak dyshohet problemet e thella me pronat në jug

9 Mars 2023, 20:55| Përditesimi: 10 Mars 2023, 17:13

  • Share

Artan Lame është shkarkuar nga posti i kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Mësohet se në krye të këtij institucioni, pritet të emërohet, Dallëndyshe Bici e cila ka mbajtur më parë postin e drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit. Dyshohet se shkaku kryesor i largimit të Lames nga drejtimi i Kadastrës janë problemet e thella me pronat në jug, që ka shkaktuar shkarkime e shumë drejtuesve të hipotekës së Vlorës, po nuk është zgjidhur asnjëherë. Pasi është kontaktuar nga Report Tv nga kadastra e mohon një fakt të tillë. 

Lame u emërua në postin e kreut të Kadastrës që prej marsit të vitit 2019, në drejtim të institucionit që bashkon ALUIZNI-n dhe hipotekën. Ndërkohë ende nuk ka pasur asnjë deklaratë zyrtare lidhur me largimin e Lames nga detyra e tij në krye të Kadastrës, duke mos bërë të ditur ende arsyet publikisht. 

Sipas burimeve prej disa ditësh, Dallëndyshe Bici është larguar nga detyra e saj në krye të IKMT-së. Detyrën e drejtoreshës së IKMT-së, Bici e mbajti rreth 7 muaj pasi u rikthye në këtë post që e kishte mbajtur edhe në 2021-shin. Emërimi i saj në krye të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Roni: 10/03/2023 14:28

    Lame e ktheu Tiranen e bukur ne nje xhungel ku brezat e ardhshem do e vuajne shume. Ai ka qene nje nga kryetaret e Katastrofes dhe jo te Kadastres. Vuajtjet do i shohin me vone qytetaret. Nje burokrat pa vlera dhe nje injorant ne fushen ku punoi vetem per te shkaterruar prona e futur ne grindje njerez e gjobevenes.

    Përgjigju
    • Soni: 11/03/2023 07:08

      Dmth Veliaj sipas teje ka ngrënë përshesh? Ik nxirre frustrimin tënd personal me ndonjë masturbim or shok

  • Hallexhiu: 10/03/2023 11:54

    Eshte kryeplehra e te gjitha koherave , kryehajduti me i paskrupullt, shkaterruesi i Institucionit .Do ti dalin pislleqet qe ka bere me pronat e bregdetit dhe ska SPAK dhe FBI qe e merr ne dorezim

    Përgjigju
  • Ademi: 10/03/2023 11:52

    Ky zotrija duhet te kish ikur kohe me pare,,I la kadastrat e rretheve ne dore te banditave mjafton te shikosh kadastren e vlores ku eshte katrahura me e madhe.

    Përgjigju
  • Erisa: 10/03/2023 08:31

    Nuk eshte se ka shkel njeri poswçerisht dike ne kallo, por mori super fuqi edhe eshte personi numer 1 qe ka pasuri thuajse sa KM.Bregdetin shqiptar e ka bere si Njemije e nje dritaret.FATKEQSI se mos ka trashegimtar t ja haje, dashnoret po!

    Përgjigju
  • Agron: 10/03/2023 06:37

    Aq shum leke qarkullojne sa nuk e lejne vendin vakant as per 12 ore ,por nje hale e zevendesojne me nje nevojtore brenda sekondave ,te pangopur mbi kete popull te vuajtur.

    Përgjigju
  • Opa: 10/03/2023 04:58

    Domosdo, me ato projekte mafioze ka nevoje kapua per gangestere!

    Përgjigju
    • Domja: 10/03/2023 11:51

      E MORI KADASTREN LAMJA

  • Iris: 10/03/2023 02:16

    Z.Lame paske shkelur ne kallo dike shume te rendesishem!

    Përgjigju
  • xXx: 09/03/2023 22:15

    Ka fut këtë kamikazen ky?!!!

    Përgjigju
  • Alketa: 09/03/2023 21:50

    Sa turp! Hoqet nje qytetar nje sherbetor te ligjit dhe shtetit shqiptar per te vendosur kte hajduten e krimbur! Rama ndjej keqardhje qe po largon qytetaret dhe profesionistet per ti zevendesuar me hajdut bastard si Dallendyshja famkeqe

    Përgjigju
    • Loi: 10/03/2023 02:42

      Hoqi nje qytetar sherbetor qe nuk i sherbeu qytetareve qe kane 28 vjet qe presin por u sherbeu qytetareve qe ndertuan parvjet pa leje dhe vjet u legalizuan. Nuk eshte faji i Lames qe nuk ishte drejtor 28 vjet me pare. Sot ka rregulla te reja, eshte fakt qe duke paguar 20,000 euro mbaron pune. Ky eshte ai sherbetori i vetes se vetem i ligjit nuk eshte

    • Esi turtulli: 10/03/2023 00:23

      Hajduti zevendeson hajdutin

    • Plaku: 09/03/2023 23:54

      Mos ka ngrënë dhe ky dardha ????

  • Dordomusi: 09/03/2023 21:46

    Thone qe do shesi dekorata ne te ardhmen…

    Përgjigju
  • Beniamino: 09/03/2023 21:26

    Se kujt ja paska prish qefin tan lamja qe e paskan heq

    Përgjigju
  • Alb: 09/03/2023 21:24

    Kishte stres si pozicion prandaj

    Përgjigju
  • poci: 09/03/2023 21:05

    nje here shkarkohet nje here dorehiqet. ka dhe nje ndryshim edhe pse ne fakt ne shumicen e rasteve duket sikur shkarkohen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?