‘Art trashëgimi’, ekspozohen 74 punime artistike në Apoloni! Parku i Apolonisë, destinacioni i preferuar i të huajve

19 Maj 2022, 21:46| Përditesimi: 19 Maj 2022, 21:58

  • Share

74 punime artistike në grafikë, janë përmbledhur në një ekspozitë nën emrin “Art Trashëgimi” me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve në parkun Arkeologjik të Apolonisë. 

Një punë kërkimore në 21 qytete, ekspozita është realizuar nga arkeologu Dritan  Çoku e cila ka në fokus jo vetëm studimin shkencor, por edhe promovimin e trashëgimisë kulturore .

“Është një punë kërkimore 14 vjeçare, mbi këtë vepër me karakter publik e cila është e pandashme me historinë e qyteve dhe jetës qytetare në trojet tona, Janë një holumtim dhe një kërkim e dokumentim i kullave të sahatit në 52 qytete të tilla”, Dritan Çoku, arkeolog, autori i ekspozitës

Për Drejtoreshën e Parkut të Apolonisë, Ornela Dyrmishaj aktivitete të tilla janë të rëndësishme për të promovuar turizmin dhe diversitetin kulturor të vendit.

”Ne ndryshe nga vitet e tjera kemi menduar të organizojmë një ekspozitë e cila ka në fokus jo vetëm monumentet dhe trashëgiminë kulture por edhe studimin shkencor”, tha Drejtoresha e Parkut të Apolonisë, Ornela Dyrmishaj.

“Është hera e dytë për mua që vij në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme për ne austriakët të vijmë këtu pasi Shqipëria është një destanicion I mirë. Mendoj se vendi juaj ka një potencial të madh për turizimin, sidomos pas investimeve të shumta që janë bërë, në infrastrukturë si në rrugë në hotele dhe restaurimin e monumenteve të kulturës si kisha etj dhe ky është një shans i mirë për ne”, tha turisti austriak.  

Ky vit shënoi përvjetorin e 45 të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve. Me nisjen e sezonit veror Parku Kombëtar i Apolonisë ka tërhequr vëmendjen e shumë vizitorëve të huaj dhe vendas.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?