'Art prej koshi', ekspozita me mbetje të riciklueshme, artisti: Mesazhi është i qartë, plastika mund të përdoret edhe vepra artistike

14 Prill 2022, 19:46| Përditesimi: 14 Prill 2022, 19:59

  • Share

LEZHW- "Art prej koshi", titullohet ekspozita e hapur në Lezhë nën drejtimin e artistit Bib Frrokaj, me krijime të të rinjve të Qendrës "Hana" me mbetje të riciklueshme.

"Mesazhi është i qartë, përveç plastikës, riciklimit të saj mund ta përdorim për të krijuar vepra artistike", tha Frrokaj.

Ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro dhe kryebashkiaku Pjerin Ndreu të pranishëm në aktivitet thanë se problemi kryesor është ndërgjegjësimi i qytetarëve për të mos krijuar ndotje.

"Popullata, biznesi nuk janë akoma në nivelin e duhur të ndërgjegjësimit se një plastikë nuk mund të hidhet në rrugë apo kanal", u shpreh Ndreu.

"Dhe ne themi ç'punë kam unë me plehrat, larg plehrat prej meje dhe çfarë bëjmë, i marrim nga shtëpia dhe i hedhim diku dhe në këtë moment askush nuk mendon se ka kryer krim mjedisor", tha Kumbaro.

Ekspozita "Art prej koshi", do të qëndrojë e hapur deri me datë 23 prill dhe synon të përcjellë mesazhin e mbrojtjes së mjedisit.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?