Art me historitë e ish të burgosurve në Spaç, hapet ekspozita me skulptura dhe kukulla artizane!

14 Prill, 18:01| Përditesimi: 14 Prill, 18:06

  • Share

20 vite të jetës Hysen Ismailhaxhiaj i ka kaluar në burgun famëkeq të Spaçit në Mirditë. Atë kohe e cilëson si skëterrë, e kërkon që ai vend të memorializohet si kujtim për të gjithë ata që vuajtën e dhanë shpirt aty.

“Jam dënuar 20 vjet. 10 vjet në Durrës  dhe 10 vjet këtu. Deklarata, spiunllëqe më morën jetën. Ku sistem nuk mund të jetohet, është i pa pranueshëm. Nuk e kisha thënë në konferenca. Kam nxjerrë bakër dhe marr pension që s’të del as për ilaçe as për bukë. Skëter e mbaj mend kohën. Duhet respektuar ky vend për gjakun e atyre djemve. Njëherë mbaj mend që i zunë 7 veta. Nga 76 deri në 90-tën kam qëndruar”, tha Hysen Ismailhaxhiaj ish i burgosur Politik.

Për akuza si agjitacion dhe propagandë, tradhti ndaj atdheut apo tentativë të rrëzimit të pushtetit popullor vetëm për shkak se kundërshtonin regjimin e Enver Enver Hoxhës, në Spaç vuajtën dënimin dhe Hysen Ismailhaxhiaj dhe Gjon Prendi. Periudha në këtë vend ishte mjaft e errët. Kanë parë njerëz të ju vdisnin para këmbëve, e të qëndrojnë pa bukë.

“Kam qenë nga viti 77-82. U dënova 7 për propagandë. Nuk bëra asgjë, por na fusnin kot në burg. Ruheshim. Jam nga Skrapari. U dënova sikur isha kundra partisë. 47 vjeç isha kur u dënova dhe me fëmijë. Punoja specialist ndërtimi. Më keq skishte. Punponim 3 turne. Futeshim nën tokë dhe nxirrnim bakër. Mërziteshe shumë. Njëherë më erdhi gruaja. Ata që vdisnin i cconin në një gjysmë metre. Më kanë vdekur shumë njerëz të njohur. Për ne që punonim ushqimi ishte mirë, ata që nuk punonin ishte keq”, tha Bajram Dyrmishi ish i burgosur Politik, 95 vjeç.

“Bashkë me një shok donim të arratiseshim. Në Jugosllavi u kapëm dhe u dënova 10 vjet, ndërsa ai tjetri si përsëritës 20 vjet. Mua mu mbush mendja hë se ky e di rrugën. Për tradhti ndaj atdheut. Pas 7 muaj hetuesi jam dënuar në Laç. Pas Laçit në Rubik, pastaj në Vlorë. Prej atje kam ardhur në Spaç. U transferova, erdha në Spaç. 6 vjet këtu. Jam liruar në 75. Kam qenë këtu gjatë revoltës. Isha turn i parë”, tregoi Gjon Prendi.

Këtë herë ata në Spaç ishin për të ndjekur një ekspozitë, e cila rrëfente artistikisht historitë e tyre por dhe të 46 të ish-të përndjekurve politik të tjerë. Ishin djem dhe vajza të apasionuar pas artizanatit, që kanë prodhuar kukulla artizanale, duke portretizuar të burgosurit që meritojnë te mbahen mend. E gjitha kjo punë është bërë pas udhëtimit të kuratorëve në 8 qytete të Shqipërisë, ku përveç portretizimit të ish-të burgosurve , regjistruan edhe historive e tyre personale të tyre, të përjetuar ne ish-burgun e Spaçit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?