‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot

1 Prill 2023, 11:10| Përditesimi: 1 Prill 2023, 16:55

  • Share

Shfaqet sot në orën 19.00 në kinema 'Millenium" premiera e filmit dokumentar "Rikard, përcjellja e fundit", me regji të Mevlan Shanajt e skenar të Natasha Lakos.

Teatri i Kukullave vendos në skenë këtë të shtunë e të dielë në orën 10.30 e 11.30 në sallën 'Tonin Harapi' në Tiranë aventurat e "Maçokut me çizme" me regji të Paolo Comentale.

Vijon sot në orën 19.00 në  teatrin “Metropol” shfaqja “Valë” me autore Virgina Ëoolf dhe regji të Enke Fezollarit.

Shfaqja premierë “Orfeu zbret në ferr” me autor Tennessee Ëilliams dhe regji të Nastazja Domaradzka pret edhe sot në orën 19.00 publikun në Teatrin Kombëtar.

Çelet sot në orën 18.00 në Qendrën Për Hapjde dhe Dialog në Kryeministri ekspozita “Maestro Gjelosh Gjokaj” në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së tij. Ekspozita do të jetë e hapur për publikun nga 3 deri në 30 prill.

Mbahet sot në orën 20.00 në skenën e teatrit "Eksperimental" shfaqja "Pesë stinët e armikut të popullit" me autor Jeton Neziraj e regji të Blerta Nezirajt.

Në kuadër të 80-vjetorit të lindjes të dirigjentit Eno Koço mbahet sot në orën 18.00 në teatrin "Andon Zako Çajupi” një mbrëmje muzikore.

Çelet sot në orën 18.00 në Galerinë e Arteve Shkodër ekspozita vetjake "Duartrokitje" e artistit Artan Draçini.

Mbahet nga sot, për tri net radhazi në orën 19.00 në teatrin "Petro Marko" në Vlorë komedia britanike "Një dasmë e Hatashme" me autor Robin Haëdon e regji të Kiço Londos.

Mbahet nesër në orën 19.00 pranë “Arteve” një koncert me vepra të ndryshme vokale e pianistike nga Romina Maja dhe talente të reja.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?