Arsyet pse sëmuremi më shpesh gjatë dimrit

11 Dhjetor 2022, 18:03| Përditesimi: 11 Dhjetor 2022, 18:11

  • Share

Hulumtimet e reja kanë zbuluar se temperaturat e ftohta ulin imunitetin në hundë dhe na bëjnë më të ndjeshëm ndaj viruseve. Një rënie e temperaturës së indit të hundës prej vetëm 5°C reduktoi përgjigjen imune pothuajse përgjysmë.

Gjetjet ndihmojnë në shpjegimin se pse jemi më të prirur për t'u ftohur dhe grip gjatë dimrit. Vitamina C dhe masat e larjes së duarve mund të na mbrojnë nga ftohjet e zakonshme.

Si hyjnë viruset në hundë?

Grimcat e virusit hyjnë në hundë në dy mënyra: përmes nuhatjes ose prekjes së drejtpërdrejtë.

Pasi grimcat e virusit hyjnë brenda, qelizat në zgavrat tona të hundës aktivizohen me shpejtësi për të filluar nxjerrjen e tyre. Megjithatë, gjetjet e studimit të ri tregojnë se temperaturat më të ftohta dëmtojnë ndjeshëm këtë përgjigje imune.

Hapat e tjerë për të qëndruar të shëndetshëm

Përveç vitaminës C, mund t'ju mbrojnë nga sëmurja:

Larja e shpeshtë e duarve

Dezinfektimi i duarve

Mbajtja e një maskë për fytyrën me cilësi të lartë (veçanërisht në hapësira të mbushura me njerëz)

Mbulimi i gojës gjatë teshtitjes ose kollitjes

Izolimi kur sëmuremi 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?