Arsyet pse Samsung Bespoke Jet™ e bën më të lehtë pastrimin e shtëpisë

22 Nëntor 2022, 11:41| Përditesimi: 30 Nëntor 2022, 14:33

  • Share

Është mjaft e rëndësishme që ne të tregojmë një kujdes të vecantë për punët e shtëpisë dhe higjenizimin e saj. Gjithashtu, një rëndësi të madhe ka edhe përzgjedhja e pajisjeve të duhura për të mos cënuar shëndetin dhe mirëqenien e familjeve tona. Por, ndonjëherë duket sikur punët e shtëpisë, pastrimi i dyshemesë apo tapeteve është i lodhshëm dhe i komplikuar. Ky proces behet me i lehtë falë fshesës me korent Samsung Bespoke Jet™.

Magjia e pastrimit në shtëpinë tuaj

Fshesa Samsung Bespoke Jet™ ka një performancë të shkëlqyer. Me stacionin e pastrimit All-in-One Clean Station™ është më e lehtë ta mbani shtëpinë të pastër. Ai bën të gjitha punët e vështira, duke zbrazur në mënyrë efikase koshin e pluhurave nëpërmjet teknologjisë unike Air Pulse dhe duke karikuar automatikisht baterinë në të njëjtën kohë.

Sistemi i filtrimit me shumë shtresa 99,999% siguron që ajri në shtëpinë tuaj të jetë po aq i pastër sa dyshemeja. Ai kap 99,999% të pluhurave, ndërkohë që Jet Cyclone kap grimcat e imëta të pluhurit si poleni dhe myku.

Dhe nëse jeni duke pyetur veten nëse pjesët apo filtrat e kësaj fshese magjike mund të lahen, atëherë përgjigjja është po. Ato mund të lahen dhe të mbahen të pastra.

Aksesorët e duhur për të dhënë një shkëlqim shtesë

Për t'ju ndihmuar të pastroni me lehtësi sipërfaqe të ndryshme Bespoke Jet™ vjen  me një shumëllojshmëri furçash dhe kokash. Nëse po merakoseni për dyshemetë e forta dhe hapësirat e ngushta, atëherë zgjidhja është furça Slim Action. E për ata që kanë kafshë shtëpiake dhe duhet të përballen me qimet që gjenden kudo nëpër shtëpi, Bespoke Jet™  ka furçën e dedikuar Pet Tool. Gjithashtu, dizajni i saj është më i hollë dhe më i lehtë, duke e bërë të thjeshtë për ta mbajtur dhe lëvizur përreth mobilieve tuaja.

Për më tepër, nëse nuk jeni të sigurt se si të zgjidhni një problem të caktuar në lidhje me Bespoke Jet™, ekrani i tij digjital LCD ju ofron të gjithë informacionet që ju nevojiten duke përfshirë opsionet e nivelit të thithjes dhe kohën e mbetur të baterisë. Ai gjithashtu ofron informacione për çdo problem, të tillë si bllokimi, objektet e ngecura në furçë ose filtrat që mungojnë, dhe ofron një udhëzues për t'ju ndihmuar ta rregulloni.

Performancë e fuqishëm në një dizajn të lehtë

Bespoke Jet™ ka një bateri me kapacitet të madh që mund të funksionojë deri në një orë, pavarësisht nga veçoritë e tij të avancuara. Duke përdorur teknologjinë unike të Samsung, bateria ruan 70% të performancës së saj fillestare deri në 500 cikle.

Pjesa e Bespoke Jet™ që mbahet në dorë peshon vetëm 1,44 kg, mjaftueshëm e lehtë për të manovruar dhe pastruar të gjithë shtëpinë. Ju mund të pastroni me lehtësi sipërfaqet e karrigeve dhe divaneve, sipër dollapëve dhe tavolinave, gjatësinë e blindave të dritareve, pjesën e poshtme të pajisjeve, madje edhe shkallët.

Gjithashtu, Bespoke Jet™është dizjnuar për të kufizuar përkuljen dhe zgjatjen e lodhshme të krahut ndërkohë që fshini. Ai ka një tub të rregullueshëm teleskopik, me tre nivele të ndryshme madhësie, në mënyrë që ju të mund ta zgjasni ose shkurtoni fshesën për ta bërë të rehatshme për gjatësinë tuaj

Samsung ofron garanci 5 vjeçare (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci Samsung) për disa modele të caktuara të frigoriferëve, lavatriçeve, pajisjeve inkaso të kuzhinës dhe fshesave me korent Samsung të blera në periudhën nga 1/2/2022 deri më 31/12/2022. Për ta përfituar duhet të regjistroni pajisjen në adresën samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes. Për më shumë informacion vizitoni linkun.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?