Arsyeja përse nuk qëndroi te Reali dhe refuzoi ofertat e Bayer-n dhe City-t, agjenti Hakimi-t: Kur të thërret Conte ...

5 Korrik 2020, 13:47| Përditesimi: 5 Korrik 2020, 13:49

  • Share

Inter ka bërë një goditje të bujshme në merkato duke marrë shërbimet e mbrojtësit maroken Achraf Hakimi, i cili kërkohej edhe nga skuadra si Bayern Mynchen e Manchester City, që kanë një potencial ekonomik më të lartë se zikaltërit. Në një intervistë për mediat marokene agjenti lojtarit fillimisht zbuloi se përse 23-vjeçari nuk qëndroi te Real Madrid.

Zidan është arsyeja se pse Hakimi u trasnferua tek Interi,”- tha agjenti Alejandro Kamano për gazetën marokene “Al Mountakhab”. “Ai nuk e thirri kurrë Hakimin. Nuk besoj se një rikthim tek Real Madrid do ishte i duhuri duke konsideruar edhe prezencën e Karvajalit, por jam i bindur se e ardhmja e Hakimit do jetë e mirë pas hapit në karrierë që mori”. Është raportuar se Hakimi ka refuzuar ekipe si Bajern Mynih apo Mançester Siti me oferta monetare shumë herë më të larta se Interi, për zikaltërit.

Agjenti i tij konfirmon se deçiziv gjatë negociatave ka qenë Antonio Konte. “Traneri Konte ka qenë në kontakt të vazhdueshëm më Hakimin, ku i ka folur për projektin e klubit, kështu që ne vendosëm të pranonim ofertën e Interit. Mendoj se kur një trajner i madh si Konte të kontakton dhe shpreh dëshirën për të të pasur ty në skuadër kjo është provë se ti je i rëndësishëm për formacionin e tij,”-përfundoi agjenti i Hakimit.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?