Arsimi profesional, Klosi: Katastrofë!
Shqiptarët harruan zanatin e vërtetë

17 Prill 2016, 12:59| Përditesimi:

  • Share
Ministri i Mirëqënies Socilale dhe Rinisë, Blendi Klosi e ka cilësuar katastrofale ecurinë e arsimit profesional gjatë 25 viteve të fundit.

“Eshtë një situatë që na bën të mendohemi thellë për atë ç’ka kemi bërë në 25 vjetë me edukimin profesional. Ka qënë një katastrofë që Shqipëria harroi edukimin profesional dhe zanatin e vërtetë”,  tha ministri gjatë ceremonisë së dhënies së çertifikatave të para për menaxherët e lartë të Hoteleri Turizmit në Shkollën e Mesme Profesionale në Durrës “Hysen Cela”.

“Edukimi, zeja, profesioni, diploma zanati, është mundësia e vetme për emigrim të rregullt, të një jete të denjë, të një pune të denjë, nëpërmjet një page të denjë. Prandaj arsimi profesional vijon të mbetet për ne, për qeverinë shqiptare, për ministrinë e Mirëqënies Sociale çelësi i suksesit të një reforme të thellë që po bëjmë në fushën e punësimit”, shtoi Klosi.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?