Politikë

Arsimi, deputetja e partisë së Lirisë, ngre shqetësimin: Po ikin të rinjtë, kemi 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë

27 Shtator 2022, 12:08| Përditesimi: 27 Shtator 2022, 13:21

  • Share

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka ngritur shqetësimin sa i përket regjistrimit të të rinjve në auditorë. Xhixho duke e bashkëngjitur në dy statistika tregon sesi në krahasim me 8 vite më parë numri i të rinjve të regjistruar është 50 mijë më i ulët.

‘Gjithnjë e më pak studentë ulen në auditore, sepse çdo ditë këtij vendi i ikin të rinj.

Shifrat e publikuara nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore nxjerrin ne pah fakte tronditëse për arsimin universitar

● Në prag të vitit të ri akademik, kemi 50 mijë studentë më pak se 8 vite më parë.

Ndërkohë në 5 vjeçarin e fundit vihet re një rënie e numrit të studentëve me rreth 8 mijë studentë pak të regjistruar.

● Degët e shpallura prioritare nga qeveria nuk po zgjojnë asnjë interes. Pavarësisht incentivave, ka degë që rrezikojnë të mbyllen.

● Interesi për disa degë e bën akoma më të zymtë parashikimin për të ardhmen. Studentë që regjistrohen në degë si anglishtja dhe gjermanishtja janë të rinj që planifikojnë të ikin sapo të mbyllin studimet.

● Në universitetet e rretheve, gjendja është akoma më trishtuese. Në asnjë prej tyre nuk është plotësuar të paktën gjysma e kuotave.

Universiteti “Eqerem Çabej” i Gjirokastrës, i ndjekur nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë dhe “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, shënojnë numrin më të ulët të regjistrimeve në raundin e parë të aplikimeve.

Një pjesë e programeve mësimore në këto universitete ende nuk plotësojnë një numër minimal prej 5 studentësh të regjistruar për degë.

1- Universiteti i Gjirokastrës

Universiteti i Gjirokastrës ka plotësuar vetëm 32% të kuotave.

Degët e mësuesisë kanë një numër të papërfillshëm regjistrimesh, ku kryeson Gjuha dhe Letërsia Shqipe me vetëm 1 regjistrim, e ndjekur nga Histori-Gjeografia me 2 regjistrime dhe Biologji-Kimia me 3 regjistrime.

Në këtë universitet, dega më e preferuar rezulton të jetë Infermieria e Përgjithshme .

2- Universiteti i KorcëS

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë ka plotësuar deri tani vetëm 37% të kuotave. Degët me më pak kërkesa janë ato të mësuesisë, me vetëm me 3-6 regjistrime .Më keq është matematikë-fizika që nuk ka asnjë regjistrim.

3-Universiteti i Elbasanit

Në raundin e parë janë regjistruar 924 studentë nga 2386 kuota në total. Degët më problematike figurojnë ato të mësuesisë, me 1-5 studentë për degë.

4-Universiteti i Shkodrës

Në universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër janë plotësuar rreth 45% e kuotave.

Arsimi është lënë pasdore për vite të tëra. Pseudoreformat e qeverisë “Rama” e kanë çuar në një rrugë pa krye. Tregu kaotik i punës, pa qëndrueshmëri dhe pa politika orientimi për të rinjtë, nuk zgjon interesin e studenteve. Mundësitë e pakta të punësimit, pagat e ulëta dhe mosfinancimi i kërkimit shkencor nuk kënaqin ambicien e më të mirëve, të cilët Europa po na i merr përditë. Kjo qeveri nuk  po e sheh zhvillimin te arsimi, por te krimi. Arsimi duhet të kthehet në prioritet kombëtar.

Është e vetmja mënyrë për të luftuar sot boshatisjen e shkollave dhe universiteteve , kemi nevoje per vendimarrje te forta dhe te pergjegjshme sot pasi neser do te jete vone!’- tha Xhixho.

Kujtojmë se Partia e Lirisë, nëpërmjet deputetes Erisa Xhixho ka mbështetur peticionin dhe thonë se qeverisë do t’i kushtonte 12.5 milionë euro plotësimi i kërkesës së studentëve, pak më shumë se kostoja e një gjysmë kilometri rrugë me koncesion. Ajo akuzoi qeverinë se i detyron shqiptarët të nxjerrin nga xhepi çdo ditë 80 mijë euro vetëm për atë që e cilëson si bandën e inceneratorëve dhe se nuk ka 100 euro në muaj për 124 mijë studentët e vendit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?