Granit Xhaka

Arsenali revolucion në verë, Granit Xhaka me 'valixhe në duar'

29 Prill 2023, 19:19
  • Share

Granit Xhaka është në listën e daljes te Arsenali. Edhe pse shqiptari po shijon sezonin e tij më të mirë me fanellën e Arsenalit, mesfushori mund të shitet gjatë verës. Sipas Daily Mail, "Topçinjtë" janë të përgatitur të dëgjojnë ofertat si për Tierney ashtu edhe për Xhakën si pjesë e përgatitjes së skuadrës.

Mesfushori ka munguar vetëm një ndeshje në Premier League këtë sezon dhe ka shtuar gola në lojën e tij me 12 realizime. Sipas CIES Football Observatory, 30-vjeçari vlerësohet 30 milionë euro, por pas një sezoni mbresëlënës, "Topçinjtë" mund të kërkojnë më shumë.

Marrëveshja aktuale e Xhakës skadon në vitin 2024, por ekziston një mundësi për ta zgjatur kontratën me 12 muaj shtesë. Pjesa më e madhe e biznesit veror të Arsenalit duket se do të bëhet në mesfushë me dy ardhje të pritura dhe shitja e Xhakës mund të ndihmojë Artetan të kenë më shumë fonde në dispozicion për të sjellë një zëvendësues më të ri.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?