VIDEO/ Arsenali i armëve në Gramsh, Report Tv siguron pamjet nga granatat e fishekët të ndarë në arka

28 Dhjetor 2023, 10:08| Përditesimi: 28 Dhjetor 2023, 15:55

  • Share

Një arsenal armësh është gjetur dje (27 dhjetor) në Gramsh. Siç shihet nga video e siguruar nga Report Tv, shihet një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë në fshatin Çekrezë, e cila ishte fshehur në një banesë të vjetër prej guri.

Policia bën me dije se pronari i banesës së vjetër, Kadri Çekrezi, ku janë gjetur granatat nuk jeton më. Një pjesë e municionit luftarak ishte futur brenda disa arkave të vjetra.

Dyshohet se armatimi i gjetur të jetë i periudhës së viteve 97' në zonën e Çekrezit në periferi të Gramshit, ku ndodhen edhe tunele të cilat kanë qenë të tejmbushura me armatime.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.

Më konkretisht, në kasolle janë gjetur: 
17 granata sulmuese
Rreth 30-40 granata dore me bisht druri
Rreth 50 granata dore mbrojtëse
200-300 fishekë kallashnikovi
Një sasi ndezësash të futur në kuti plastike
Një sasi fishekësh 7.62 mm

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?