Premier League në Angli është në javën e 22-të, sfidat e së cilës janë lënë për në mesjavë. Të martën te tri pikët dolën Arsenali, Lutoni, Crystal Palace dhe Newcastle.
Në "City Ground", Nottinghami vendas humbi 1-2 me Arsenalin, duke mos pasur shpresë për pikë, paçka se shkurtoi shifrat në fund. Dueli u zhbllokua në pjesën e dytë, me Gabriel Jesus që shënoi në minutën e 65-të. Saka sërish për Arsenalin dërgoi shifrat në 0-2, para se Auoniyi të shkurtonte në fundin e ndeshjes. Me 46 pikë Arsenali qëndon pas Liverpoolit kryesues, duke e kërcënuar për vendin e parë.
Surpriza e ndeshjeve padyshim ishte fitorja 4-0 e Luton ndaj Brighton. Adebayo me tripletë dhe Ogbene shënuan golat për vendasit. Nga ana tjetër, Aston Villa humbi në Birmingham 1-3 nga Newcastle. Ndërkohë që sot do luhen tre sfidat e radhës.
Premier League, java 22:
E martë
Nottingham 1-2 Arsenal
Fulham 0-0 Everton
Luton 4-0 Brighton
Crystal Palace 3-2 Sheffield United
Aston Villa 1-3 Newcastle
E mërkurë
20:30 Man. City - Burnley
20:30 Tottenham - Brentford
21:15 Liverpool - Chelsea
Renditja: