Arsenal paguan City-n për Jesus, 'qytetarët' blejnë mesfushor për 58 milionë euro! Botman lë thatë Milanin, 'djalli' në sulm për Ziych

25 Qershor 2022, 12:52| Përditesimi: 25 Qershor 2022, 14:25

  • Share

Gabriel Jesus është shumë pranë transferimit te Arsenal. Braziliani i programuar për të qenë ‘bomberi’ i Manchester City-t nuk bindi pas ikjes së Aguerro-s dhe për këtë arsye u ble Halaand, ndërsa tani gjasat janë të provojë një aventurë të re në Londër. Dy klubet kanë arritur marrëveshjen për 52 milionë euro, ndërsa ‘topçinjtë’ po punojnë për të gjetur një marrëveshje me futbollistin 25-vjeçar.

Sakaq Manchester City është përforcuar në mesfushë me lojatin e kombëtares angleze Kalvin Philips. Leeds ka pranuar ofertën e skuadrës së Guardiolës që kap totalin e 58 milionë eurove, ndërsa vetë 26-vjeçari ka refuzuar disa klube për Manchester City-n.

Leeds ndërkohë është në negociata me Arsenal dhe Tottenham për të shitur yllin brazilian Rapinha. Dy klubet londineze po tentojnë ofertat për të bindur Leeds, por vetë 25-vjeçari dëshiron Barceloën dhe katalanasit duan atë. Për momentin pengesa më e madhe është kërkesë e klubit anglez për më shumë se 70 milionë euro, që Barcelona nuk është e gatshme për të paguar.

Ndërkohë Milan ka humbur betejën për mbrojtësin e Lille Sven Botman. Ky i fundit mund të konsiderohet lojtarë i Neëcastle, që ka paguar 37 milionë euro për 22-vjeçarin nga Holanda. Në Angli janë përcaktuar të gjithë detajet si vizitat mjekësore dhe prezantimi i futbollistit.

Për kampionët e Italisë, Milanin, është hapur mundësia për transferimin e anësorit Hakim Ziyech. ‘Djalli’ aktualisht është në negociata me agjentët e futbollistit, ndërsa Chelsea mund të pranojë huazimin me të drejtë blerje që mund të shkojë deri në 25 milionë euro.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi rikthen kaosin në Kuvend, si e vlerësoni?