Kronikë

Arsenal armësh në shtëpi dhe kanabis, arrestohet 60 vjeçari në Lezhë! Iu gjetën eksploziv, granata, qindra fishekë e armë

3 Dhjetor 2021, 09:21| Përditesimi: 3 Dhjetor 2021, 09:42

  • Share

Një 60-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Lezhë, pasi iu gjet në banesë një sasi e madhe municionesh dhe një sasi kanabisi.

Mësohet se në pranga ka rënë Shefki Brunda, banues në lagjen "Nënë Tereza" të cilit iu gjetën në banesë 6 kilogramë e 300 gramë  kanabis, 930 fishekë, 6 kallëpe lëndë eksplozive C-4, 7 granata difensive, 22 ndezës për granata, 99 kapsolla detonatore, pajisje metalkërkuese, kundërgaz ushtarak, 3 krehra dhe 3 aparate celulare. Po ashtu në banesën tjetër të tij në Lurë Policia gjeti një pushkë gjysmëautomatike.

Dyshohet se 60-vjeçari merrej me trafik armësh, ndërsa policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit, armëve shpërthyese dhe municionit luftarak" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?