Kronikë

ARRSH njofton qytetarët: Nga 26 shtatori sërish devijime te Unaza e Madhe, ja si do lëvizin mjetet

24 Shtator 2021, 21:18| Përditesimi: 24 Shtator 2021, 21:39

  • Share

TIRANË- Nga data 26 shtator në Unazën e Madhe do të hapet aksi rrugor nga "Ura e Lanës" deri tek "Pallati me Shigjeta". Ndërkohë nga kjo ditë do të ketë sërish devijime të qarkullimit të automjeteve.

Autoriteti rrugor shqiptar njofton se qarkullimi i mjeteve do bëhet si më poshtë:

Automjetet që do të vijnë nga autostrada Durrës-Tiranë, pas daljes nga Galeria 5, do të devijojnë majtas duke përdorur karrexhatën e re të rrugës kryesore majtas Loti 2. Duke shmangur kështu rrethin provizor tek “O-Zone” e duke vazhduar më pas pa ndërprerje drejt “Pallatit me Shigjeta”.

Për automjetet që do të kenë destinacion Yzberishtin, Bulevardin “Migjeni”, “Kombinatin” për një periudhë 2-javore nuk do të kenë ndryshime në qarkullim. Pas kësaj periudhe, do të kanalizohen në rrugën e re paralele të krahut të djathtë.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?