ARRSH njofton shoferët: Për të shkuar në drejtim të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”

26 Janar 2022, 09:30| Përditesimi: 26 Janar 2022, 09:40

  • Share

Rruga ‘Rinas-Universiteti Epoka’ do të jetë e mbyllur për kalimin e mjeteve për shkak të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)”. Sipas ARRSH mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

‘Në vazhdimësi të ecurisë së punimeve për fazën e dytë të punimeve në segmentin “Universiteti Epoka–Rinas (aeroport)” rruga “Rinas- Universiteti Epoka” do të jetë e mbyllur! Mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren.’- njofton ARRSH.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?