Bypass-i i Vlorës

ARRSH njofton bllokimin e Bypass-it të Vlorës në këtë aks nga data 10 nëntor: Do të kryhen punime për rivitalizimin e skarpateve

8 Nëntor 2023, 15:43| Përditesimi: 8 Nëntor 2023, 15:48

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka njoftuar sot (8 nëntor) për mbylljen e qarkullimit në disa akse të Bypass-it të Vlorës si pasojë e punimeve që do të kryhen për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve.

Duke nisur nga data 10 nëntor, do të bllokohet qarkullimi nga kilometri 12 që fillon pas fshatit të Janinës deri në kilometrin 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë.

“Në Bypass-in e Vlorës do të kryhen punimet për rivitalizimin dhe mbrojtjen e skarpatave nga rënia e gurëve.

Për kryerjen e këtyre punimeve është e nevojshme mbyllja e përkohshme e trafikut, konkretisht nga km 12 që fillon mbas fshatit të Kaninës, deri në km 20 në afërsi të kryqëzimit që del në Rradhimë.

Bllokimi i trafikut në këtë segment do të kryhet duke filluar nga data 10.11.2023 deri në përfundimin e të gjitha punimeve të nevojshme për t’u kryer pa prezencë trafiku.

Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti” njofton Arrsh.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • adi: 08/11/2023 16:15

    sa emer te bukur..rivitalizim...do mbrohen skarpatet nga renia e gureve...eh guret bin ne rrug..e nbrohet rruga..skarpatet jan ber keq e duhen riber jo rivitalizuar...boll o boolll a su ngopet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?