ARRSH hap 4 tendera me vlerë 10 mld lekë për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë-Thanë

4 Prill, 22:50| Përditesimi: 4 Prill, 22:53

  • Share

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur 4 tendera për zgjerimin e rrugës Elbasan-Qafë Thanë, me vlerë afro 10 miliardë lekë. Gjatësia totale e këtij projekti, sipas dokumenteve të tenderëve është 50.12 km.

Faza V           2,493,781,944
Faza VI          2,488,938,322 Lekë
Faza VII          2,472,508,964 Lekë
Faza VIII          2,499,999,994 Lekë

Aksi rrugor Elbasan – Qafë Thanë është pjesë e korridorit VIII, dhe ka rëndësi strategjike, jo vetëm për vendin por edhe për rajonin.

I gjithë ky projekt pritet të përfundojë në vitin 2027, dhe do të ketë ndikim të rëndësishëm për ngushtimin e distancave me qytete dhe shtete të ndryshme pasi ky aks lidh zona me shumë rëndësi si portin e Durrësit me pikat kufitare të Greqisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë.

Pjese e projektit është edhe ndërtimi i një tuneli që do të lidhë Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Tenderat janë shpallur në Agjencinë e Prokurimit Publik dhe kompanitë do të kenë afat deri më 8 maj të paraqesin ofertat e tyre.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?