Arrihet marrëveshja, Maqedonia e Veriut zhvillon Zgjedhjet e Përgjithshme më 15 korrik

15 Qershor 2020, 16:17| Përditesimi: 15 Qershor 2020, 16:21

  • Share

Kreu i LSDM-së, ish kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se tashmë ka marrëveshje mes tij dhe kreut të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski për datën e zgjedhjeve. Zaev theksoi se me Mickoskin janë pajtuar që zgjedhjet të mbahen me 15 korrik.

“Që të mos vuajë populli, kemi vendosur 15 korrikun si datë të fundit dhe përfundimtare për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha Zaev.

Më herët, qeveria mbetej e vendosur për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 korrik, ku sipas LSDM kjo datë ishte në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet.

Partia më e madhe e opozitare, VMRO-DPMNE, nuk e pranonte si datë 5 korrikun dhe kërkonte zgjedhje nga mesi i muajit

Atë kohë OSBE dhe ODIHR njoftuan se do të dërgonin një mision të veçantë në Republikën e Maqedonisë së Veriut me ftesë të qeverisë për të monitoruar zgjedhjet e 5 korrikut.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?