Milo Gjukanoviç

Arrihet koalicioni anti-Gjukanovic: Mali i Zi pro Europës dhe në BE menjëherë

31 Gusht 2020, 20:47| Përditesimi: 1 Shtator 2020, 10:59

  • Share

Sot u mbajt një takim i liderëve të koalicionit, "Për Ardhmërinë e Malit të Zi", "Paqja është kombi ynë" dhe "E zezë dhe e bardhë", Zdravko Krivokapic, Aleksa Becic dhe Dritan Abazovic, i cili do të formojë Qeverinë e ardhshme të Malit të Zi"Parimi i parë që është rënë dakord është që qeveria e re, demokratike do të zbatojë me përgjegjësi të gjitha detyrimet ndërkombëtare. 

Së dyti, që qeveria e re demokratike do të zbatojë të gjitha reformat e nevojshme në mënyrë që Mali i Zi të bashkohet me Bashkimin Evropian sa më shpejt të jetë e mundur. 

Së treti, që qeveria e re, demokratike do të jetë nga ekspert, te përbërë nga personel që janë ekspertë në fusha specifike, pavarësisht nga karakteristikat e tyre politike, fetare, kombëtare ose ndonjë karakteristikë tjetër.

Së katërti, qeveria e re do të angazhohet plotësisht në respektimin e Kushtetutës dhe zbatimin e ligjit, me ndryshime në të gjitha ligjet dhe aktet nënligjore diskriminuese, përfshirë Ligjin për Lirinë e Fesë", thuhet në deklaratë.

Ata thanë se, përveç kësaj,  u shtrijnë duart përfaqësuesve të popujve pakicë me dëshirën për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të bukur dhe të prosperuar të Malit të Zi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ela: 31/08/2020 23:24

    urgjentisht qe me mandatin e dyte,se eshte zhgenjim i madh

    Përgjigju
  • derivar: 31/08/2020 23:07

    forca putin, vdekje sorosit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?