Komisariati nr.4 në Tiranë

Shoqëroi qytetarin pa arsye dhe e dhunoi brenda komisariatit nr.4, pezullohet polici në Tiranë! Si tentoi të manipulonte ngjarjen

16 Qershor 2023, 12:22| Përditesimi: 16 Qershor 2023, 12:43

  • Share

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar efektivin Nderim Cami nën akuzën se ka dhunuar fizikisht një person të shoqëruar brenda komisariatit nr.4 në Tiranë.

33 vjeçari ka shoqëruar pa arsye të ligjshme qytetarin Z.Z në dhjetor të vitit 2022 dhe më pas e ka dhunuar këtë të fundit gjatë qëndrimit në komisariat duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Për të shmangur pasojat, polici ka dorëzuar një kallëzim ndaj të shoqëruarit duke e akuzuar për kundërshtim të punonjësit të policisë.

Ndaj Nderim Camit rëndojnë akuzat për veprat penale Kryerja e veprimeve arbitrare” dhe “Kallëzimi i rremë”.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?