Arrestohet tapë në timon, shkodrani tenton t'i arratiset policisë nga dhoma e paraburgimit

23 Shkurt 2020, 14:27| Përditesimi: 23 Shkurt 2020, 14:28

  • Share

SHKODËR - Një 35-vjeçar nga Shkodra u arrestua nga policia, pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur dhe tentoi të largohet nga ambientet e Drejtorisë së Policisë,  por  u vu në pranga  nga uniformat blu.

Shërbimet e Seksionit të Qarkullimit Rrugor gjatë kontrolleve të ushtruara me drager në orët e vona të mbrëmjes së djeshme kanë konstatuar se  A. H.idri 35 vjeç, banues në Shkodër drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Pas kryerjes së alkool testit, 35-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe gjatë shoqërimit nga punonjësi i policisë për tek dhomat e paraburgimit ka tentuar të largohet nga ambientet e drejtorisë, por falë reagimit të shpejtë nga shërbimet e tjera të policisë është bërë kapja dhe arrestimi i tij.

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?