Dozat e kokainës që u sekuestruan në makinën e Dorjan Sherifit

Arrestohet shitësi i kokainës në lagjet e Shijakut

25 Gusht 2023, 17:07| Përditesimi: 25 Gusht 2023, 17:09

  • Share

SHIJAK - Një 27 vjeçar u arrestua pasi akuzohet se shiste doza kokaine në lagje të ndryshme të Shijakut.

Në kuadër të operacionit të koduar “Zona” u arrestua  Dorjan Sherifi banues në Gjepalaj, Shijak

Gjatë kontrollit fizik dhe në automjetin me të cilin lëvizte Sherifi, u gjetën një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza të gatshme për shitje dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan së bashku me automjetin dhe me një celular, informoi sot policia e Durrësit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?