Foto ilustruese

Arrestohet shitësi i drogës në afërsi të shkollave në Kashar

22 Nëntor 2023, 12:47| Përditesimi: 22 Nëntor 2023, 12:50

  • Share

Policia zbulon një rast tjetër të shitjes së kanabisit pranë shkollave.

Si rezultat i megaoperacionit mbarëkombëtar ‘Tempulli’, policia e Tiranës vuri në pranga të mërkurën, 22 nentor, shtetasin E.S., 20 vjeç banues në Kashar. 

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 20-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave në Kashar, informoi sot policia e Tiranës.     
Gjatë kontrollit iu gjetën lëndë narkotike e ndarë në doza, gati për shitje. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?