Protestues serbë

Arrestohet në Graçanicë një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë! Dhjetëra serbë në protestë: Kurti po hakmerret ndaj nesh

21 Qershor 2023, 15:40| Përditesimi: 21 Qershor 2023, 18:24

  • Share

Një serb në Graçanicë të Kosovës është arrestuar nga policia nën dyshimin se ka kryer krime lufte. Sipas njoftimit i arrestuari i identifikuar si D.M dyshohet se ka kryer veprën penale të krimeve të luftës ndaj popullsisë civile.

Ai dyshohet se gjatë luftës në Kosovë në detyrën e tij si gardian në burgun e Lipjanit, në mënyrë të vazhdueshme dyshohet se ka ushtruar torturë, dhunë fizike, psikike, keqtrajtime çnjerëzore dhe të skajshme për jetën ndaj të burgosurve shqiptarë.

Sipas policisë, gjatë kontrollit të bërë në shtëpinë e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan  si prova materiale, një pistoletë , fishekë, një thikë ushtarake, një shufër metalike, por edhe dokumente, vendime, shënime dhe telefonin e tij personal.

Pas këtij arrestimi, serbët lokalë u mblodhën para stacionit policor në Graçanicë komunë e banuar me shumicës serbe që gjendet afër Prishtinës  dhe për një kohë të shkurtër bllokuan rrugën kryesore Prishtinë-Gjilan që kalon nëpër këtë komunë duke kërkuar lirimin e të arrestuarit.

Graçanica është një prej gjashtë komunave me shumicë serbe që gjendet në jug të Ibrit.

Për këtë arrestim ka patur reagime nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë si dhe nga Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe.

Sipas Listës Serbe arrestimi është i pabazuar. Në reagim bëhet me dije se i arrestuari është Dragisha Millenkoviq, duke shtuar se po bëhet “gjueti për serbët para syve të bashkësisë ndërkombëtare”.

Zyra për Kosovën në Qeverinë serbe tha se ky arrestim është “plani i hakmarrjes ndaj serbëve” të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke mos dhënë asnjë dëshmi për të mbështetur këtë pretendim.

Lufta në Kosovë e viteve 1998/99 përfundoi pas fushatës së bombardimeve të NATO-s kundër ushtrisë serbe.

Mbi 13.000 civilë besohet se janë vrarë në luftë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur. Të pagjetur janë mbi 1.600 persona, pjesa më e madhe e tyre, shqiptarë.

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 22/06/2023 03:49

    Mire ua ben! Ka ardhur koha te jepni llogari per krimet e luftes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?