Arrestohet se nxiti vetëvrasjen e 27 vjeçares, personazhi i Tik Tokut, Altin Çoku, vite më parë, tentoi të digjte kushëririn e tij

13 Shkurt, 11:16| Përditesimi: 13 Shkurt, 21:25

  • Share

Tirane- Nëna e 27-vjeçares, e cila dyshohet se vrau veten duke u hedhur nga kati i 4 pallatit, pas publikimit të fotove intime në Tik Tok, tregon se vajza e saj ishte një tip i mbyllur, dhe se herë pas here ka pasur probleme me bashkëshortin, por se gjithçka është zgjidhur dhe ajo e ka falur dhunën për shkak të fëmijës.

“Kërkoj të dalë e vërteta. Kurrë nuk e bënte një gjë të tillë. Ajo nuk ka qenë në hotel, ka qenë duke punuar. Nuk e kam pasur vajzën që shkonte nëpër hotele. 
Për këtë ngjarje është arrestuar dje (13 shkurt) Altin Çoku 39 vjeç, nga Kurbini, banues në Kamzë. Ai akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes për shkak të publikimit të fotos intime, dhe ka një skedë skedën kriminale në vitet e mëprashme.

 Referuar mediave, para më shumë se 15 vitesh, Altin Çoku kishte krijuar një lidhje intime me një vajzë 18-vjeçare, që ishte vajza e dajës. Në vitin 2009, Çoku ishte njohur me një vajzë tjetër me të cilën kishte krijuar lidhje. Por kur kushërira i dha fund marrëdhënies me të, Çoku e kërcënonte se do t’i bënte keq asaj dhe vëllait të vogël 15-vjeçar. Dhe ashtu veproi.

Më Mars të vitit 2010, ndërsa djali i tij i dajës ishte duke mbledhë kanaçe, Çoku, ju afrua dhe e spërkati me me benzinë dhe i vuri flakën. I mituri  u shpëtua nga dy banorë të zones. Prokuroria e Kurbinit e hetoi ngjarjen në atë kohë dhe nxorri para përgjegjësisë Altin Çokun si autor të vrasjes së të miturit të mbetur në tentativë.

Por ekspertiza  mjeko-ligjore e nxorri Altin Çokun me prapambetje mendore të moderuar dhe çrregullime të sjelljes, e që në kohën kur bëri veprën penale ishte i papërgjegjshëm për veprimet e tij. Ndaj u vendos mjekim i detyruar ambulator, duke shpëtuar nga dënimi me burg.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • olti: 13/02/2024 22:40

    tik toku nuk kontrollohet ne europe, prandaj duhet te bblokohet se nuk respekton ligjet europaine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?