Gjoba e vendosur nga polici

Arrestohet punonjësi i policisë në Korçë, i vendosi gjobë qytetarit nga Kosova 1000 lekë, por i merr 50 euro

18 Maj 2022, 10:46| Përditesimi: 18 Maj 2022, 15:21

  • Share

Një polic ‘gjobvënës’ është arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore në Korçë. AMP ka ndaluar punonjësin e policisë Enea Qose, i dyshuar për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Efektivi i policisë u ndalua pas ankesës së një shtetasi nga Kosova, i cili pretendonte se i ishte vendosur një masë administrative në kundërshtim me ligjin në vlerën 6 mijë lekë. Ai sqaronte se punonjësit të policisë Enea Qose i kishte dhënë shumën prej 50 euro për shlyerjen e kësaj mase administrative.

Nga veprimet hetimore të kryera pas sekuestrimit të bllokut të masave administrative të punonjësit të policisë Enea Qose, rezulton se masa administrative me numrin përkatës të serisë është me vlerë 1 mijë lekë, gjë e cila tregon mospërputhje me fletën e masës administrative të paraqitur nga denoncuesi.

Por ky nuk ishte rasti i parë i ‘gjobvënieve’ të policit, pasi në vazhdim të këqyrjes së blloqeve të administruar nga Enea Qose, konstatohen raste të ngjashme edhe për shtetas të tjerë, kryesisht të huaj, për të cilat po bashkëpunohet me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, me qëllim dokumentimin e plotë.

Lidhur me këtë rast, Drejtoria Rajonale e AMP Korçë ka referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

 

Gjoba e saktë
 

 

Gjoba e dorezuar shoferit nga 1000 leke e shenuar 6000 leke

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?