Foto ilustruese

Arrestohet punonjësi i Gardës në Tiranë! Në gjendje të dehur i nxori armën pronarit të një lokali dhe u përlesh fizikisht edhe me klientët

15 Shkurt 2022, 19:40| Përditesimi: 15 Shkurt 2022, 20:03

  • Share

Një punonjës i Gardës së Republikës është arrestuar nga Agjencia e Mbikqyrjes Policore. AMP ka vënë në pranga inspektorin Dashamir Kurti, 44 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Kanosja".

Sipas policisë. rreth orës 12:10, punonjësi i Gardës së Republikës, Dashamir Kurti, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me klientët dhe pronarin e një lokali në rrugën "Elez Isufi" në Tiranë, të cilët i ka kanosur me armën e shërbimit, në shpërdorim të detyrës.

Nga hetimet paraprake rezulton se Dashamir Kurti, duke qenë jashtë shërbimit, ka konsumuar pije alkolike në ambientet e lokalit dhe më pas është konfliktuar me klientët dhe pronarin e lokalit, të cilët kanë arritur t'i heqin armën nga dora duke e neutralizuar.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?