Kronikë

Arrestohet polici në Durrës, i dehur në timon shtypi një person dhe u largua nga vendi i ngjarjes

8 Qershor 2021, 12:42| Përditesimi: 8 Qershor 2021, 16:35

  • Share

Një punonjës policie është vënë në pranga nga drejtoria Rajonale e SHÇBA Durrës-Kavajë pasi disa ditë më parë ka shtypur një person dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Disa ditë më parë ai përplasi një 33-vjeçar, i cili ndodhet gjendje të rëndë shëndetësore në spital. 

"Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, referoi materialet procedurale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ngarkim të punonjësit të policisë, i arrestuar në flagrancë, Inspektor P. P., 52 vjeç, me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Durrës, për veprat penale të “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”; “Drejtim i mjetit motorik në mënyrë të pa rregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit“. Arrestimi në flagrancë i punonjësit të policisë Inspektor P.P. u krye pasi më datë 06.06.2021, rreth orës 22:30, në lagjen nr. 18, rruga "Sulejman Pitarka", duke drejtuar mjetin ka aksidentuar rëndë një shtetas 33-vjeçar, i cili ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve.  Nga veprimet e para hetimore rezulton se punonjësi i policisë P. P. ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike dhe pasi ka kryer aksidentin është larguar nga vendngjarja. SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90", ka njoftuar SHÇBA. 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?