Foto ilustruese

Kronikë

Arrestohet për korrupsion punonjësi i policisë në Tiranë, nën hetim penal dy të tjerë

11 Shtator 2021, 16:59| Përditesimi: 11 Shtator 2021, 17:15

  • Share

Një punonjës policie është arrestuar nga SHÇBA për korrupsion. Zyber Halili, efektiv pranë Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë u ndalua për veprën penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Gjithashtu, në lidhje me këtë rast u proceduan në gjendje të lirë, dy shtetas: K.T., 20 vjeç për veprën penale “Moskallzim i krimit” dhe K.M., 26 vjeç për veprën penale “Korrupsion aktiv”.

Nga provat e administruara, dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës, punonjësi i policisë ka marrë një shumë parash nga shtetasi K.M.

Hetimet vazhdojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe nëse ka të implikuar të tjerë të mundshëm.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • lexues: 11/09/2021 16:14

    si mund te jete dikush me kete emer punonjes policie?

    Përgjigju
    • Zyber: 11/09/2021 17:25

      Po le te jete motra jote

  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?