Arrestohet sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’! I mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 mln lekë duke u shtirur si infermiere, por ajo vdiq!

13 Janar 2021, 09:11| Përditesimi: 13 Janar 2021, 16:06

  • Share

TIRANË- Pas zbulimit të skandalit, Tire Alldervishi sanitarja që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 mln lekë të vjetra, është arrestuar sot nga uniformat blu. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare për Shqiptarja.com. Vajza e pacientes me COVID që prej 28 ditësh ishte shtruar te ‘Shefet Ndroqi’ ka kallëzuar në polici se Tire Alldervishi i ka marrë çdo ditë rreth 5.000-6.000 lekë duke i "premtuar" se do të kujdesej për nënën e saj, por rezultoi se kundërta. 

"Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit bënë ndalimin e shtetases T. A., 58 vjeçe, banuese në Tiranë. Kjo shtetase i është prezantuar si infermiere shtetases E. S., 30 vjeçe, e cila ka kallëzuar se gjatë muajit dhjetor, kur nëna e saj ka qenë e shtruar në spital, shtetasja T. A. e ka mashtruar duke i marrë rregullisht shuma monetare nga 5.000-6.000 lekë. Vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale", njofton policia.

Ka qenë vajza e 55-vjeçares, e cila denoncoi faktin se një sanitare e këtij spitali, duke u hequr si infermiere, i ka marrë rreth 8 milionë lekë të vjetra, për shërbimet ndaj nënës së saj.

Komunikimet nëpërmjet WhatsApp-it të vajzës dhe nënës së saj të publikuara në emisionin investigativ 'Stop', faktuan se edhe shërbimi, edhe përkujdesja ndaj të ndjerës, nuk kanë qenë ato që pretendohen. E ndjera është ankuar se sanitarja që e kishte paguar nën dore i ka hequr bukën, ujin dhe nuk e ka ndërruar, për shkak se të gjitha nevojat personale ajo detyrohej t’i kryente në krevat. Fatkeqësisht, poacientja me COVID ndërroi jetë pas 28 ditësh në luftë me këtë virus. 

Ora 15:55
Pastruesja e 'Shefqet Ndroqit' u hoq si infermiere dhe mori para për kurimin e pacientes me COVID, Prokuroria e akuzon për mashtrim

Tire Alldervishi, sanitarja e spitalit "Shefqet Ndroqi" që u hoq si infermiere e ‘Shefqet Ndroqit’ dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID rreth 8 mln lekë të vjetra me pretendimin se do t'i shërbente, do të hetohet nga prokuroria për mashtrim. Njoftimin e ka dhënë sot Prokuroria e Tiranës e cila ka publikuar edhe kallëzimin penal të vajzës së pacientes.

"Shtetasja Eltjana Sinanaj, e cila ka bërë kallëzim penal ndaj shtetases Tire Alldervishi e datëlindjes 15.03.1962 pasi sipas saj, i ka marrë disa shuma parash të konsiderueshme për ti shërbyer mamasë së kallëzueses e cila ishte e shtruar në spital me Covid 19, duke ju prezantuar si infermiere ndërkohë që ishte sanitare e spitalit. Gjithashtu në emisionin “Stop” të datës 12.01.2021 janë transmetuar pamjet për ngjarjen e ndodhur. Në datën 28.11.2020 mamaja e kallzueses është shtruar tek spitali universitar “Shefqet Ndroqi” pasi ka rezultuar pozitive me COVID 19 dhe ka nderruar jete po ne kete spital me date 25.12.2020. Në derë i është paraqitur një shtetase e veshur si infermiere dhe i ka thënë që është infermiere në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Kjo shtetase ishte Tire Alldervishi dhe qe më vonë ka marrë vesh se punonte si sanitare në këtë spital. Që në momentin e parë i ka kërkuar një shumë lekësh prej 2000 lekësh që ti jepja telefonin mamit, duke i thënë që po e bënte për atë edhe pse nuk e kishte parë asnjëherë më përpara. Më pas i thotë që ta presë në lokal. Kur vjen në lokal i ka thënë, meqënëse infermierët e tjerë nuk lejohen të vijnë në lokal, e ka marrë ajo përsipër duke i kërkuar shumën e lekëve e cila ishte 10 000 për doktoreshën dhe 5000 për infermierët dhe sanitarët që i hiqnin pampersin. Kjo shumë vazhdonte çdo ditë dhe kanë qenë ditë të pakta që kallzuesja ka dhënë vetëm 3000 lekë për infermierët dhe 5000 për doktoreshën dhe përpos tyre i jepte listën e ilaçeve që duhet të merrte nga jashtë. Kallzuesja nuk e dinte a po ja jepnin ilaçet apo jo sepse mami i saj i kishte thënë me mesazhe që nuk i japin asgjë nga ato që i sillnim ata", thuhet në njoftimin e Prokuorisë.

Ora 12:43
Skandali i sanitares që mori 8 mln lekë familjarëve të pacientes me COVID, reagon 'Shefqet Ndroqi': Organet kompetente të hetojnë deri në fund

1609065995_SpitaliUniversitarShefqetNdroqisenatorium.jpg

Pas skandalit të publikuar mbrëmë ku sanitarja e spitalit COVID-2, hiqej si infermiere dhe i kishte marrë nën dorë 8 milion lekë një vajze që në këmbim të kujdesej për nënën e saj e shtruar pasi ishte me COVID, ka ardhur reagimi i ashpër i spitali "Shefqet Ndroqi".

"Gjithë personeli shëndetësor i spitalit "Shefqet Ndroqi" ndjehet tejet i  lënduar, befasuar nga veprimi korruptiv, ç'njerëzor i  sanitares me inicialet T.A dhe dënon me forcë këtë akt të paligjshëm, korruptiv i bërë publik në emisionin investigativ 'STOP'. Ky akt i shëmtuar dhe i papërgjegjshëm nuk mundet kurrsesi të njollosë punën vetëmohuese dhe të jashtëzakonshme të personelit shëndetësor të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Personeli shëndetësor i  spitalit duke u distancuar nga ky veprim do të vazhdojë të ofroj me përkushtim shërbimin shëndetësor në kohë dhe me cilësi. Mbas shkarkimit nga puna e sanitares i kërkojmë autoriteteve kompetente të kryejnë hetimin deri në fund të këtij rasti. Personeli i shërbimit shëndetësor 'Shefqet Ndroqi'", thuhet në reagimin e spitalit "Shefqet Ndroqi".

 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/01/2021 02:43

    Ne Amerike,punonjesit e spitaleve kane ne bluza, ne tabeleza plastike emrat dhe profesionin,dhomat jane te pajisura me telephone dhe siper cdo krevati eshte nje tabele, ku shenohet emri I cdo infermieri e mjeku si dhe orari I tyre I sherbimit,ose turni ,gjithashtu shenohen te dhena per pacientin ,si dhe info.te vecanta,p.sh kur pacienti nuk lejohet te ngrihet vete nga krevati sepse mund te rrezohet,etj.Keto I di se kam shtruar babain disa here. Dhe pervec kesaj, te tere atyre qe kane qene te shtruar ne spital, u dergojne nje pyetsor ne shtepi,per ta plotesuar,ose te marrin ne tel,per te te pyetur si ka qene sherbimi,c'note I ve,c'verejtje ke,etj.Po t'i bejne keto dhe ne Shqiperi,Tirja me shoqe, do ta kishin me te veshtire te gjenin shesh per pershesh.S.d.q korrupsioni ne spitale, ka qene gangrene e vjeter qe ne kohen e xhaxhit,vetem se atehere ishte kryesisht ne natyre,rralle ne para,por me demokracine u preferuan parate aq shume, sa u be galopant.

    Përgjigju
  • Edi: 13/01/2021 21:29

    Ore mos u tallni, kjo eshte fyerje e inteligjences ndaj ketij populli, dhe ndaj ndjekeseve te kesaj faqeje, sipas deklarates, i bie qe e ndjera ka qendruar mbi 4 muaj (jo 28 dite)ne spital, ne menyre qe kjo mashtruese te arrije ti marre 8 mln leke, kjo as per matematike nuk ka nevoje, eshte aritmetike,flm

    Përgjigju
  • Alfons 1: 13/01/2021 21:20

    Pra pyetja eshte e thjeshte : A i eshte dhene sherbimi i duhur nenes se semure nga mjeket ,infermieret dhe sanitaret te cilet kishin per detyre ta benin ??? Pasi tirja se kishte kete detyrim per kete paciente,apo keta doktore ,infermiera dhe sanitare jane ndaluar nga tirja qe ti sherbejne nenes dhe nenen e ka marr peng tirja ne pavion dhe shkonte jashte per te marre leke.

    Përgjigju
  • Alfons: 13/01/2021 21:02

    Ok ne rregull,u arrestua tirja se mashtroi vajzen e te semures,por nje gje skuptoj pse nuk del spitali dhe ta thote qe ne i kemi sherbyer nenes ne rregull,e kemi ushqyer ne rregull,dhe dhene ilacet ne rregull,pastaj zoti beri te veten e mori,nje gje skuptoj pse duhet te mbaj pergjegjesi tirja per te semuren pasi tirja eshte pastruese ne nje pavion tjeter,dua te dina do mbajne pergjegjesi ata qe se ruajten te semuren qe se ushqyen etj?pa tirja le ta mbaje pergjegjesine per mashtrimin e bere.

    Përgjigju
  • Mirditor: 13/01/2021 19:37

    Me ma ba mu ja pres koken kurves krimineles.

    Përgjigju
  • Spitali: 13/01/2021 19:10

    Shume te njohur qe kane qene ne spital pohojne qe atje paguhet leke. Madje te rrjepin. Eshte per te ardhur keq.

    Përgjigju
  • Delinquenti: 13/01/2021 18:56

    Nuk duhet te pergjithsohet rasti se ka dhe shume njerez te paster por...... SPITALI NUK DUHET TE BEJE SIKUR ESHTE RASTI I VETEM KY JANE DHE TE TJERE DHE SHPRESOJ TE JENE PAK, POR TE TJERE KA ATY DUHET TE GERMOJE PROKURORIA SE DO TI GJEJ JAN ATY NUK ESHTE VETEM TIRJA. Po' nje gje nuk e kuptoj pse nuk e ngren zerin njeri per te pakten nje proteste JO POLITIKE per keto plera qe jan duke u bere shum duhet reagim popullor........ JO POLITIKE dhe demaskim me emer e mbiemer per te gjithe dhe te shofim sa punon QEVERIA dhe prokuroria.

    Përgjigju
  • qytetari: 13/01/2021 17:19

    Sanitarja te tregoje shoket..Paret e gjakut ti ngecin ne fyt atyre qe i marrin..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?