Arrestohet njëri prej autorëve të konfliktit ku u qëllua me armë në, ngjarje e ndodhur më 24 nëntor 2023 në lagjen “Xhami” në Peqin ku i pranishëm ka qenë dhe kryetari i bashkisë, Bukurosh Maçi. Në pranga ka rënë Adriatik Çeka i shpallur në kërkim për vrasje me dashje të mbetur në tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".
I ndaluari ishte dënuar me parë për krime ndaj personit dhe armëmbajtje pa leje.
S.G/ReportTv.al"Në vijim të aksioneve intensive të Policisë, të kryera në kuadër të operacionit policor kombëtar të koduar "Sundimi i ligjit", për kapjen e shtetasve në kërkim bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, të Forcës Speciale FNSh dhe ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin A. Ç., 40 vjeç, banues në Peqin.
Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me dashje", mbetur në tentativë, dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" informoi sot policia e Elbasanit.