Foto ilustruese

Arrestohet një serb i dyshuar për krime lufte në Kosovë

29 Shtator 2023, 17:48| Përditesimi: 29 Shtator 2023, 17:52

  • Share

Autoritetet në Kosovë kanë arrestuar një serb të dyshuar për krime lufte në Kosovë ditën e sotme.

I arrestuari, sipas Prokurorisë është  shtetas i Kosovës dhe i Serbisë. Ai dyshohet për veprën penale “krim i luftës kundër popullatës civile”.

“Prokuroria Speciale njofton se ndaj të njëjtit është dorëzuar kallëzim penal me dyshimin se në shtator të vitit 1998, në Lagjen ‘Hoqa Mahall’ në Prizren, ka marr pjesë në vrasjen e tre personave civilë të nacionalitetit shqiptar, të cilët nuk ishin të përfshirë në luftë”, u tha në njoftim.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?