Spartak Fejzaj

Arrestohet shefi i policisë në Pustec, ishte i dehur në timon dhe u përfshi në aksident me autobus

3 Maj 2023, 12:04| Përditesimi: 3 Maj 2023, 14:45

  • Share

Shefi i policisë në Pustec, Spartak Fejzaj, 59 vjeç është arrestuar në qytetin e Korçës se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur dhe u përfshi në aksident me autobus.

Çështjen po e trajton AMP pasi për aksidentin nuk ka dalë asnjë njoftim më parë nga policia e Korçës.

"Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) arrestoi në flagrancë punonjësin e policisë Nënkomisar S. F., 59 vjeç, me detyrë Shef i Postës së Policisë Pustec në Komisariatin e Policisë Korçë, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 02.05.2023, rreth orës 15:35, duke drejtuar automjetin tip Dimler Chrysler nën efektin e alkoolit, ai është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin tip autobus me targa AB784EA.

Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë", njofton AMP.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?