Arrestohet i shumëkërkuari Lulzim Berisha, fshihej në Spanjë me letra bullgare! Pritet ekstradimi i ish-kreut të bandës së Durrësit (FOTO)

14 Dhjetor 2023, 12:40| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 18:51

  • Share

SPANJË- Krahët i ka të mbuluar me tatuazh. Me mjekër të bardhë dhe një palë syze optike i ulur në një stol prej druri. Kjo është fotoja e parë pas arrestimit të Lulzim Berishës, ish kreu i bandës së Durrës i cili ishte në kërkim prej 2022.  Veshur mban një bluzë rozë dhe jelek ndërsa në kokë ka një kapele. 

Imazhi me të cilin u përballën agjentët e policisë, ishte shumë më i ndryshëm se  foto e personazhit të njohur për policinë, pas arrestimit në prill 2006 në Maqedoni.

Lulzim Berisha u arrestua këtë të enjte (14 dhjetor) në Spanjë në kuadër të operacionit të koduar “Sant Joan”.    

Policia e Shtetit kishte informacione përmes burimeve të inteligjencës që Berisha fshihej në vendin iberik dhe pas njoftimit të autoriteteve atje u bë i mundur lokalizimi dhe më pas prangosja e 52-vjeçarit.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Lul Berisha fshihej në Spanjë me letra bullgare. Në vijim pritet të nisin procedurat për ekstradimin në drejtim të Tiranës të Berishës, i cili konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.

"Si rezultat i bashkëpunimit të FAST Albanias me FAST Spanjën, falë informacioneve të siguruara përmes  inteligjencës policore nga Policia e Shtetit dhe shkëmbimiet të tyre në kohë, me strukturat e Policisë spanjolle, u bë e mundur kapja e shtetasit me rrezikshëmri të lartë shoqërore Lulzim Berisha. Vijon bashkëpunimi me autoritetet spanjolle, për plotësimin e dokumentacionit, me qëllim ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri", njofton policia. 

Në vitin 2016 arriti të dilte nga burgu pa e mbyllur dënimin prej 25 vitesh, duke u liruar me kusht nga Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës me pretendimet e shkaqeve shëndetësore. Ky vendim në atë kohë erdhi pasi Gjykata e Lartë kishte refuzuar prokurorinë për dënimin me burgim të përjetshëm.

Berisha u arrestua në 2006-ën për aktivitetin kriminal të bandës së Durrësit të kryer në vitet 1998­- 2000 për veprat penale “Vrasjes me paramendim” të kryer në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”. 16 anëtarë të kësaj bande u dënuan në total me 245 vjet burgim nga ish-Gjykata për Krimet e Rënda.

Megjithatë, në janar të vitit 2022 Lulzim Berisha u shpall në kërkim nga Prokuroria e Durrësit për të njëjtën gjë që u lirua në 2016-ën. Shkak rreth 2 vjet më parë u bë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi vendimin e lirimit të tij me kusht.

Në vitin 2020, Lulzim Berisha u shpall në kërkim për vrasjen e Vajdin Lames dhe Klodian Saliut, vrasje të vitit 2005, të cilët u zbardhën 15 vite më vonë. Për vrasjen e Lames çështja u pushua, ndërsa aktualisht ishte në kërkim vetëm për Klodian Saliun, i cili u vra në rrugën Durrës-Maminas, në fshatin Koxhaj teksa po lëvizte me makinën “Mercedes Benz”.

Ora 18:01
FOTOLAJM/ ‘Kamuflimi’ i të shumëkërkuarit Lulzim Berisha për t’i shpëtuar policisë, si ishte dhe si është tani ish-kreu i bandës së Durrësit

1702573334_lulzimberisha.jpg

Në foton e mësipërme, shihet një dallim i qartë i të shumëkërkuarit Lulzim Berisha, i njohur edhe si ish-kreu i bandës së Durrësit. Dukshëm edhe për shkak të moshës, Lulzim Berisha shihet ndryshe në momentin kur është arrestuar nga autoritetet spanjolle.

Foto e parë është bërë kur Lulzim Berisha është arrestuar për herë të parë në vitin 2006.

Me mjekër të bardhë, kapele rozë e tatuazhe që nuk i ka pasur më parë, Lulzim Berisha siç duket ka arritur të kamuflohej për t’u mos u arrestuar nga policia në Shqipëri.

Ora 17:46
Me tatuazh në krahë, e mjekër bardhë! Shikoni Lulzim Berishën pas arrestimit! Spanja prangosi ish kreun e bandës së Durrësit

1702572342_lulzimberisha.jpg

Report Tv siguron foton e Lulzim Berishës pas arrestimit të tij. Ish-kreu i bandës së Durrësit Lulzim Berisha u arrestua në Spanjë pas shkëmbimit të informacioneve me Shqipërinë.

52-vjeçari ishte në kërkim pasi Gjykata e Lartë anuloi lirimin me kusht për krimet e bandës së Durrësit si dhe për akuzën e re për vrasjen e rivalit Klodian Saliu, në vitin 2005.

Ora 13:16
Arrestimi i ish-kreut të bandës së Durrësit, reagon Balla: Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo

1702044584_balla.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin në Spanjë të Lulzim Berishës, ish-kreut të bandës së Durrësit.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla përgëzon policinë e Shtetit dhe homologët spanjollë dhe thekson se pandëshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujdo sado që të fshihet.

''Sundimi i ligjit vijon të godasë në Shqipëri e kudo, mbi këdo dhe pandërshkueshmëria do të marrë fund ndaj kujtdo që kujton se do të vazhdojë t’i fshihet. Përgëzoj Policinë e Shtetit, ekipin e Fast Tirana të cilët në bashkëpunim me Fast Madrid, të kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Lulzim Berisha në Alicante, Spanjë, një person i kërkuar nga drejtësia në Shqipëri", shkruan Balla. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • katunari: 16/12/2023 00:18

    mashkull ma ordiner sbo nona i pabes shif si perfundoj si gey ce bohet kshu qysh iku spanj ky o shtet ta lumsha qe e zune ket plen te babzite i ke bo ner tmoth vallaj. njeli ajo tironsja ime vetem ska nevoj per luli per liburni miko se i ka motra vet leket noten e mir zoti vono po nuk harro

    Përgjigju
  • Mark: 15/12/2023 23:13

    Sundimi i liqit.... harron qe Luli doli prej burgu permes letrave te Dakos dhe Sakos. Dhe pasi siguroj edhe ca vota per Ramen. Dekada me pare Luli qe ne burg dhe e liruan vete italanet pasi e bene spiun. E zune sa ardh ketej, me Gezimin (e kashtes) e te ngjashem. E fusin e nxjerrin nderkohe e biznesi i tij ne Durres "rilind" nen drejtimin e se motres "Luleshkes". Meqe liqi po sundon, valle e ka autorozuar arrestin Don Laze Hasanbelliu apo e ka bo Rama me te veten????

    Përgjigju
  • Cubat e golemit: 15/12/2023 17:13

    mos morr burre po si do mbaroj tani kompleksi Liburna tek pishat e buta ne golem.I boni hatan se Lul bosi po e nderton dhe se ka vene ca legena sikur jane pronar.Kujdesni cuba pak nga pak po e hani tullumin

    Përgjigju
  • Robocop: 15/12/2023 11:48

    Lul kurva s.del me nga burgu tani

    Përgjigju
  • boli: 15/12/2023 00:57

    tani trri ne burg si qen se ashtu e meriton si ka ba kujt i gja tmir. esht njeriu me i lig qe ma veni hajdut i pabes lekist ene sumen ta lente per lek

    Përgjigju
  • Ceni: 14/12/2023 22:25

    Do behen dy birishe me nji vend!!?

    Përgjigju
    • Or tej: 15/12/2023 00:11

      Pak si zor ne nje vend ngaqe Sala do ja hudhin me arrest shtepie or teeeejjjjj

  • Clevio: 14/12/2023 21:39

    Si jane transformu kto " mafiozet e sotem " Me ngjyre roze me tatuazhe me mjekerr, Dikur ishin burra me kostum kishte lezet Me autoritet , jo si kurvat me vath e me roze dhe duke pi droge.. Vetem nja 2-3 mund te jene ne shqiperi me kostum Dhe pa vese qe meritojne respekt Jane te distancuar nga cdo gje! Per kto tjeret qe jane bere me keq se gangot e tik tokut Me rrjete sociale si adoleshent pa pike autoriteti e personalitet Te ndryshuar dhe ngjyra ngjyra..

    Përgjigju
    • Goni: 16/12/2023 22:37

      Ngjyra ngjyra po ka kput nji tufe me rob ky…mos i shif gunen po punen

    • Endri Prifti: 15/12/2023 09:00

      Une kujtova se kishin arrestu Endri Priftin hahaha

  • goni: 14/12/2023 19:49

    po mire moj ana ,,po pse dako e punesoi kerte ne bashki..apo kot.

    Përgjigju
    • Or tej: 15/12/2023 00:15

      Po merr shembull kryebashkiakun me te korruptuar qe ka pasur Durresi keto 2mij vitet e fundit or teeeejjjjj

  • goni: 14/12/2023 18:18

    ju te ps e liruat kete kriminel..ne kohen e berishes ky ishte ne burg..

    Përgjigju
    • ana: 14/12/2023 18:52

      Po ne burg ishte, por gjyqtaret plepa te saliut vazhdonin te punonin edhe ne kohen e PS. Rrofte Amerika qe po cmonton bemat e saliut me shoke!

  • tiku: 14/12/2023 18:01

    nuk eshte 52 luli esht m i modh

    Përgjigju
  • Sallatori: 14/12/2023 15:45

    Keta mostra nuk duhet te dalin nga burgu perjete sepse kane mare jete njerezish

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 14/12/2023 14:16

    Kamikazi i ps ne Durres....le ti bej gjushit shoqeri dhe ta bejne sh*rrën të dy bashke ne nje pagure

    Përgjigju
    • Tirona: 15/12/2023 13:08

      O Sale ti mir e ke mër daj ,1 vit i ka njel e kte se kan kap për at vit burgu por un kom fryk se mos ësht naj dor mrapa ktyne "aksioneve" ndaj Lulit,Torit,Milit etj etj.... Dora dihet kush ësht:Ai që i ka sulmu përher me shtet e me media. A.L njeriu që ka 20 vjet që puno me eliminu si fizikisht si me i myll në burg... Pysni Luftar Reçin se ai ju trrego regjinë

    • sali: 15/12/2023 09:52

      shqiperi e mjera shqiperi. e arestuan nj here dhe u futen ne nato, e arestuan prap qe te futen ne BE. Preteksti i shtetit te karit se ky ka shku ka kerku vet te hapet ceshtja e tij e mbyllrbper t cilen ka mar gjykim. A ka njeri ne bote qe e ben kete gje? I shkateruat familjen, i shkateruat jeten, shifni mediat e karit se cfar publikojne dhe i merni te verteta o karra me zile. Nje vit i ka ngel nga denimi i meparshem. Po kur ta mbaroj dhe ate cfar do nxirni? Apo do thoni se manipuloi zgjedhjet ne shba. Ju ardht zoti hakut o kokrrat e kurves

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?