Foto ilustruese

Arrestohet në Rinas një nga organizatorët e grupit kriminal të Strugës për trafikun e kokainës e kanabisit (EMRI)

30 Janar, 11:50| Përditesimi: 30 Janar, 12:23

  • Share

Tirane-  Një 32 vjeçar nga Struga i shpallur në kërkim nga Maqedonia e Veriut pasi akuzohet si organizator  një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve në Strugë është arrestuar në aeroportin e Rinasit teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria.

Arrestimi i Valmir Etemi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Strugë, u realizua me qëllim ekstradimin në Maqedoninë e Veriut.   

“Ky shtetas akuzohet se gjatë vitit 2023, ka qenë njëri nga organizatorët e një grupi kriminal në Strugë, me aktivitet prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis. Lënda narkotike blihej nga bashkëpunëtorët e shtetasit V. E. dhe më pas shitej në Strugë, kryesisht në vende të përcaktuara” informoi sot policia e shtetit. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Shkupi, pasi Zyra e Prokurorit Publik për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin në Maqedoninë e Veriut me vendimin e datës 20 dhjetor 2023, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar për këtë shtetas, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut.     

Operacioni u kodua “Exit’ dhe u realizua falë shkëmbimit të informacioneve mes Interpol Tiranës dhe Interpol Shkupit. Vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Maqedoninë e Veriut. 

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?