Drejtori i shkollës dhe Daniela Lo Verde

Arrestohet në Palermo drejtoresha e antimafias Daniela Lo Verde! Vodhi ushqim në mensë dhe tableta për studentët nga fondet e BE

21 Prill 2023, 22:34| Përditesimi: 21 Prill 2023, 22:37

  • Share

ITALI- Drejtoresha e antimafies në Itali Daniela Lo Verde ka rënë në prangat e polciisë pasi vodhi ushqim në mensë dhe tabela për studentët. Ky arrestim i pazakontë vjen pasi akuzohet për korrupsion dhe përvetësim. Së bashku me të, u arrestua edhe deputetin njëherësh zv, drejtorin e shkollës Daniele Agosta. Policia arriti të zbulojë gjithë skemën me anë të një përgjimi.

Karabinierët publikuan imazhet e shkrepura ku treguan bastisjen e menesës së shkollës duke marrë tablera, telefonë celulale, që supozohej të jepeshin për shkollën e saj, institutin “Giovanni Falcinë’ në Palermo, një prej lagjeve më të vështira të qytetit, transmeton Corriere.

Prej muajsh dyshohet se kanë përvetësuar ushqime, kompjuterë dhe tableta të destinuara për fëmijë dhe të blera me fonde evropiane. Gjyqtari hetues që urdhëroi arrestin shtëpiak për të dy flet për një kuadër provash “të qartë, krejtësisht të qartë dhe të turpshëm” dhe për një menaxhim absolutisht të paskrupullt që synon thjesht trajtimin e interesave të natyrës personale.

Hetimi, i koordinuar nga prokurori i prokurorit evropian Gery Ferrara dhe Amelia Luise , përfshin gjithashtu një person të tretë, Alessandra Conigliaro, e cila është gjithashtu në arrest shtëpiak: ajo është një punonjëse e një dyqani kompjuterash që dyshohet se ka marrë furnizime me pajisje për shkollën.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?