Arrestimi i modeles greke Elena Polychronopoulou

Kronikë

Arrestohet modelia greke ‘punonte’ për baronin shqiptar të drogës! Zbulohet karteli i kokainës që drejtohet nga ‘Billy the Kid’, shqiptari i cili vepronte nga Amerika Latine drejt Europës

20 Shtator 2021, 17:21| Përditesimi: 20 Shtator 2021, 17:27

  • Share

Arrestimi i një modele greke së bashku me të dashurin e saj në Attica të Greqisë me rreth 8 kg kokainë ka nxjerr në pah të informacione që lidhen edhe me përfshirjen e shqiptarëve. Arrestimi i modeles Elena Polychronopoulou dhe partnerit të saj më 10 shtator bë me akuzën e trafikimit dhe furnizimit të zonës së Atticas me kokainë, ndërsa sipas hetuesve grekë ata janë vetëm një hallkë e zinxhirit të gjatë të trafikut të kokainë nga Amerika Latine, drejt Shqipërisë e Malit të Zi dhe më pas në të gjithë kontinentin e Europës.

Sipas hetuesve grek koka e këtij karteli të kokainës është një mafioz shqiptar, i cili thirret me pseudonimin “Billy the Kid” dhe konsiderohet si një ‘lojtar’ i fortë në kartelet e kokainës.

Duke u cilësuar si baroni shqiptar i kokainës, hetuesit në Attica shpreh se ai ka  kontakte të drejtpërdrejta me vendet e Amerikës Latine dhe importon sasi të mëdha të kokainës në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe më pas t'i shpërndajë ato në tregun evropian. Sipas hetuesve edhe modelia greke dhe partneri i saj 32-vjeçar, të arrestuar më parë, po kryenin "shërbime" në emër të këtij rrjeti të fuqishëm mafioz shqiptar.

Sipas informacioneve në dispozicion të hetuesve grek, "Billy the Kid" ka përhapur rrjetin e tij të aktiviteteve ilegale në të gjithë Evropën, ndërsa  ‘selinë’ e tij e ka ngritur në Belgjikë, ku policia ka njoftuar autoritete belge për të gjetjen dhe kapjen e tij.

Mendohet  se "Billy the Kid" komunikon me kontaktet e tij nga Belgjika, nga ku jep udhëzimet e nevojshme për importin e sasive të kokainës si dhe për trafikun e drogës në Greqi dhe Evropë. Modelia greke ,e cila ndodhet në burg ka mohuar të ketë lidhje me drogën, ndërsa fajësinë e ka hedhur tek partneri i saj, i cili mbante edhe valixhen ku u kap rreth 8 kg kokainë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?