Foto ilustruese

Arrestohet mjeku ligjor në spitalin e Rrëshenit, i mori 100 euro një qytetari për një shërbim

4 Tetor 2023, 15:33| Përditesimi: 4 Tetor 2023, 16:47

  • Share

RRËSHEN- Një mjek ligjor në spitalin e Rrëshenit është vënë në pranga pasi i mori 100 euro një qytetari për të kryer një shërbim.

Mjeku mori shumën e parave për të kryer një akt ekspertimi. Arrestimi i tij u bë pas kallëzimit në polici nga qytetari 55-vjeçar.

Në këmbim të shërbimit për një çështje të tij, mjeku ligjor kërkoi paratë, në kundërshtim me ligjin.

63-vjeçari u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Si ndodhi ngjarja:

Qytetari 55-vjeçar u dhunua rëndë nga një 36-vjeçar (i arrestuar) për shkak të një konflikti me njëri-tjetrin. Pas plagosjes, 55-vjeçari shkoi në spitalin e Rrëshenit ku u filmua duke i dhënë mjekut ligjor shumën prej 100 eurosh por gjithsesi nuk e mori shërbimin.

I dëmtuari ndodhet në spital nën kujdesin mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?