Arrestohet mjeku i Akademisë së Sigurisë, merrte ryshfet 2 mijë lekë për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për studentët (EMRI)

14 Dhjetor 2023, 16:04| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 19:59

  • Share

Një mjek i Akademisë së Sigurisë së Tiranës, është arrestuar sot pasi akuzohet për korrupsion pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike si dhe falsifikim të dokumenteve shëndetësore. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore bën me dije se në përfundim të hetimeve disa mujore, në pranga ka rënë Arjan Xhaferraj. 

Arrestimi i tij u konkludua pas një hetimi me metoda speciale disa mujor të Drejtorisë së Hetimit, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ku u dokumentua veprimtaria e kundraligjshme e mjekut A. Xh., i cili duke keqpërdorur atributet që i jepte detyra, kundrejt përfitimeve të paligjshme, lëshonte raporte mjeksore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademise së Sigurisë, informoi sot prokuroria e Tiranës.

Sipas njoftimit, bëhet me dije se mjeku Arjan Xhaferraj merrte ryshfet 1 mijë deri në 2 mijë lekë për të lëshuar raporte mjekësore fiktive për kursantët dhe studentët e Akademisë së Sigurisë. Janë dokumentuar deri në 45 raste të tilla kur mjetku ka përfituar ryshfet.

“Të dhënat e hetimeve paraprake, u vlerësuan veçanërisht për shkak të rrethanave të faktit, pasojës  dhe rrezikshmërisë së veprës penale, ku kursantët që synohet të dalin në terren dhe të sigurojnë zbatimin e ligjit, edukohen në të kundërt që në embrionin e tyre profesional. Akademia e Sigurisë është vendi ku përgatiten oficerët e rinj të Policisë së Shtetit, të cilët në një të ardhme të afërt do të përballen me forma të ndryshme të krimit dhe do të jenë garantuesit e zbatimin e ligjit”- theksohet në njoftim.

Më 13 dhjetor Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg për mjekun e akademisë së sigurisë dhe vendimi u ekzekuta nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore më 14 dhjetor.

Ora 19:27
EMRI/ Jepte raporte mjekësore fiktive për studentët në këmbim të 2 mijë lekëve, publikohen pamjet e arrestimit të mjekut të Akademisë së Sigurisë

 

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka publikuar videon e arrestimit të mjekut të Akademisë së Sigurisë, Arjan Xhaferraj, i cili sipas hetimeve të kryera, dyshohet se u merrte ryshfet 1 mijë deri në 2 mijë lekë studentëve të akademisë për t’u dhënë raport mjekësor fiktiv.

Sipas njoftimit, janë dokumentuar deri në 45 raste të tilla të ndërveprimit korruptiv.

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tajjjjj: 14/12/2023 20:08

    Po kto kryetart e bashkive kur do arrestohen qe morin miliona me tendera . Apo ka kush i mbro . Gjith bota qe na njef e din qe ne shqiperi cdo gje vidhet haptas . Gjeni mjekun qe shpeton jet njerzish dhe e boni kok turku . T fala ka tirona

    Përgjigju
  • Gripi: 14/12/2023 19:56

    Po studentet qe kane dhene rryshfet do perjashtohen apo do behen oficere policie kur kur korupsiinin w zhvillojne qe ne embrion?

    Përgjigju
    • Xxxxxx: 15/12/2023 09:54

      Hahaha

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?