Arrestohet kryeinspektorja e IMT-së në Sarandë, në kërkim pronari! Sekuestrohet pallati 7-katësh i ndërtuar pa leje

22 Shkurt 2022, 09:50| Përditesimi: 22 Shkurt 2022, 13:34

  • Share

Romina Pulaj, me detyre kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë, është arrestuar nga policia për ‘Shpërdorim detyre’, pasi ka lejuar ndërtimi e një pallati pa leje. Po ashtu është shpallur në kërkim biznesmeni Pando Papuçi, pasi ka ndërtuar në mënyrë të paligjshme një pallat 7-katesh (në ndërtim e sipër), në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës. 

Firma që ka ndërtuar pallatin 7 katësh quhet '2P-SJ' dhe është themeluar në vitin 2020, ndërsa nuk dihet pse nuk është ndërhyrë më herët nga policia bashkiake, kur ndërtimi dhe investimi është shumë i dukshëm.

Materialet i kaluan për  veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “Shpërdorim i detyrës” dhe  “Ndërtimi i paligjshëm”.

1645522268_1645521099PULAJ.jpg

 

Pallati i sekuestruar dhe Romina Pulaj, me detyre kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit

Ora 13:30
Foto/ Kush është drejtoresha e IMT-së që u arrestua në Sarandë për shpërdorim detyre

Policia e Sarandës njoftoi sot se ka vënë në pranga Drejtoreshën e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në këtë qytet, Romina Pulaj, pasi mësohet se ka lejuar ndërtime pa leje. Pulaj u arrestuar për ‘shpërdorim detyre’, pasi ka lejuar ndërtimi e një pallati 7 katësh pa leje.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 23/02/2022 08:37

    Hahahahahahahaha idiotsi... Po dakort kjo ok shkeli ligjin pse kjo I nxjerr certifikatat ai zoterise I paska te tera... Pastaj si mund te nderrosh me koken tende ato per nje mur rrethues te vijne 700 police ku e ke lejen... E habitshme si rast!

    Përgjigju
  • Qwert: 23/02/2022 08:17

    Cudi qe i japin kaq shum rendesi ketij ndertuesi edhe kesaj gomares ,eshte shum e thjesht i vendosni tritolin pallatit dhe mbaroi cdo gje..haha

    Përgjigju
  • Iris: 23/02/2022 00:33

    Kjo na qenka drejtoreshe e IMT-Sarande?! Kete Romina Pulaj do t'a marrim per BIG BROTHER VIP,edicionin e ardhshem.Nuk ka tru per pune te tilla kjo.

    Përgjigju
  • Pupu: 22/02/2022 15:22

    Do e pesonte normal, nje me pak nga administrata e degraduar e sarandes, zeri i saj degjoheshe neper koridore kuptohet pune qejfi!

    Përgjigju
  • goni: 22/02/2022 11:26

    vend i mbaruar .....

    Përgjigju
  • Krokodili: 22/02/2022 10:19

    Po shefi i komisariatit qe kontrollon territorin nuk e ka pare gjithe kete bina?!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?