Florian Taçi

Arrestohet ish kreu i Kadastrës në Gjirokastër

28 Shkurt, 11:55| Përditesimi: 4 Mars, 15:25

  • Share

Vihet në pranga ish kreu i Kadastrës së Gjirokastrës Florian Taçi. Ka qenë një operacion i përbashkët i mirëkoordinuar mes Policisë së Tiranës, asaj të Gjirokastrës, Prokurorisë dhe Gjykatës së Faktit Gjirokastër që kanë finalizuar aksionin për arrestimin e Taçit dhe ish bashkëpunëtorit të tij në Kadastrën e Gjirokastrës Alban Memishaj.

Akuza që rëndon ndaj Taçit është për mashtrim, falsifikim dokumentash në bashkëpumim.

Qysh dje në darkë policia ka ushtruar kontroll në zyrën e tij avokatore në Gjirokastër ku ka sekuestruar dokumente të shumta që i shfrytëzonte Taçi që kishin të bënin me të gjithë databazën e Kadastrës së Gjirokastrës çka është shkelje e paprecedent.

Njëkohësisht Taçi kishte akses në këtë databazë online.

 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 29/02/2024 00:15

    Ku eshte Rama qe thoshte qe kalimi ne /on-line/ i dokumenteve do t'i jape fund korrupsionit dhe rradheve neper sportele?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?