Foto ilustruese

Kronikë

Arrestohet inspektori i FNSH-së në Tiranë, dhunoi dhe plagosi rëndë me dashje dy persona

27 Gusht 2021, 18:59| Përditesimi: 27 Gusht 2021, 19:13

  • Share

TIRANË- Saimir Halilaj, me detyrë inspektor pranë Trupës Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë, është arrestuar nga policia për plagosje të rëndë me dashje.

Efektivi 50-vjeçar është prangosur nga Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, pas kallëzimit të bërë nga shtetasit A.LL. dhe R.LL. Siç njofton SHÇBA, në orët e vona të mbrëmjes së datës 26.08.2021, punonjësi i policisë, i cili ka qenë jashtë detyre, është përfshirë në një konflikt fizik të dhunshëm me këto dy shtetas.

50-vjeçari për shkak të intimidimit me anë të uniformës së policisë, i ka shkaktuar dëmtime të rënda shtetasit A.LL., 53 vjeç, si dhe frakturë në krah, shtetasit R.LL., 15 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?